Kryefaqja / LAJME / Fakt/ Harbohet “Babloku”, nxjerr në shitje me 10 mijë euro, Postat Kufitare me Greqinë; lejohen dhe blerës të huaj

Fakt/ Harbohet “Babloku”, nxjerr në shitje me 10 mijë euro, Postat Kufitare me Greqinë; lejohen dhe blerës të huaj

Këtë çmenduri e ndalon Kushtetuta, por e lejon kryeministri i Shqipërisë; prandaj nuk është e ndaluar, që ankandin e datës 26.02.2020, me vlerë fillestare 10 mijë euro për 900 m2 truall e objekt, ta fitojë ndonjë blerës grek; dhe nuk do jetë çudi, që mbi ndërtesën e Postës Kufitare të Radatit në Gjirokastër, të valvitet flamuri grek si pronësi e tokë greke

Nuk dihet nëse njoftimi i datës 3 shkurt 2020, me të cilin qeveria “rilindja”, shpall ankand për shitjen e një pjesë të territorit të kufirit shtetëror; është anormalitet mendor apo skemë djallëzore e kryeministrit, por referuar Kushtetutës, ky veprim është “shteg” për cënim të integritetit territorial të vendit.

Sipas njoftimit të Ministres së Ekonomi-Financave, Anila Denaj, qeveria ka nxjerrë në shitje Postën Kufitare “Radat” në Gjirokastër; me sipërfaqe 900 m2 truall e 300 m2 sipërfaqe objekt, që ndodhet në vijën e kufirit ndarës me Greqinë.

Nuk bëhet fjalë, për vlerën e shitjes së këtij objekti e trualli; që qeveria e ka paracaktuar 10 mijë euro në total, ose 1260 lekë m2; por bëhet fjalë për nxjerrjen në shitje të lirë qofshin edhe për blerës të huaj, të një territori buzë kufirit.

Nëse do ndodh, që këtë Postë Kufiri, ta blejë një shtetas grek, askush nuk e ndalon sipas ankandit shqiptar, që mbi godinën dhe truallin buzë e brenda kufirit shqiptar, ai të vendos flamurin grek.

Dihet, që me këtë buxhet të boshatisur nga PPP-të dhe OJF-të, qeveria ka nevojë emergjente edhë për këto 10 mijë euro; por jo që kryeministri të kalojë në këtë anormalitet, sa të nxjerrë në shitje edhe Postat Kufitare.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...