Kryefaqja / LAJME / Skandal në Gjirokastër! Nderohet me bust “koka” e agjenturës greke në Shqipëri

Skandal në Gjirokastër! Nderohet me bust “koka” e agjenturës greke në Shqipëri

Pas vendosjes së gjuhës greke mbi atë shqipe në tabelat orientuese dhe raportimeve për persona të dyshuar si ekstremistë grekë që qarkullojnë të armatosur në Gjirokastër, një tjetër skandal është regjistruar në zonat e administruara nga Bashkia e Dropullit në Gjirokastër.

Mësohet se në Derviçan, Bashkia e Dropullit ka nderuar një ekstremist grek të idesë nacionaliste të “Vorio-Epirit”, duke vendosur bustin e tij në qendër të fshatit.

Bëhet fjalë për Vasil Shahini, i njohur ndryshe si udhëheqësi dhe themeluesi i organizatës ekstremiste greke, “Fronti Çlirimtar i Vorio-Epirit”, që shkurt quhej MAVI.

Siç shihet dhe në videon e postuar në Facebook nga një faqe e quajtur “Rinia e Vorio-Epirit”, busti i mbuluar me një flamur grek është inaguruar sot.

Vasil Shahini u vra nga komunistët më 18 nëntor të vitit 1943.

Ai u akuzua si “koka” e agjenturës greke në Shqipëri, që kishte qëllim bashkimin e jugut të Shqipërisë me Greqinë.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga autoritetet shqiptare për nderimin e një figure, që në Shqipëri cilësohej si “kal Troje”.

Vlen të theksohet se në zonën e Dropullit kanë ndodhur shumë “anomali” gjatë viteve të fundit, ku estremistë grekë kanë bërë provokime të ndryshme në disa raste.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...