Kryefaqja / HISTORI / Zbulimi i rrallë, dokumentet origjinale për shpalljen e pavarësisë

Zbulimi i rrallë, dokumentet origjinale për shpalljen e pavarësisë

Eros Hoxha, një koleksionit shqiptar ka treguar për herë të parë në emisionin Opinion disa dokumente historike për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Bëhet fjalë për mandatet autentike, origjinale të disa prej qyteteve kryesore të Shqipërisë që mandatojnë të zgjedhurit e tyre për Kuvendin e Vlorës që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

Dokumente janë në osmanishte dhe vijnë nga disa qytete. Vetëm njëri nga dokumentet, ai i Peqinit nga gjashtë dokumentet që ka Eros Hoxha është në shqip dhe në osmanishte, me firmat përkatëse dhe vulat e të gjithë parisë së qytetit të Peqinit.

Në dokument lexohet: Peqin më 20 vjeshtë e tretë 1912… “Na paria e Peqinit i japim gjithë të drejtat kryeqeveritarit të këtushëm Zotit Dervish Bej Elbasanit dhe Zotit Mahmut Ziut për me u mundue për shpëtimin e Shqipnisë si të jetë ma mirë për të”.

Po ashtu në këto foto janë mandati i Elbasanit, Peqinit, Shijakut, Tiranës si dhe dy mandate të rralla: Ohrit dhe Strugës, dy qyteteve që në atë moment ishin të pushtuara nga forcat bullgare dhe serbe.

Një tjetër dokument i përket Pejës, në atë kohë e pushtuar nga forcat serbe. Në total janë 6 dokumente origjinale, më të rrallat, që tregojnë krijimin e shtetit shqiptar.


“Shqipëria nuk e ka aktin e Pavarësisë të saj por për fat të paktën gjashtë dokumente që janë paraprirëse të aktit …Kur është shpallur Pavarësia në fillim ka qenë një sekretari që ka verifikuar të gjithë mandatet nëse janë mandate të rregullta apo jo”, tha drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Arnold Von Harff : Ja si e fliste Skenderbeu shqipen

Arnold von Harff, një kalorës, udhëtar dhe shkrimtar gjerman, u lind rreth vitit 1471 në …

Leave a Reply

Loading...