Përfaqësuesja U19 e Kosovës ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë në turneun ‘ROMA CAPUT MUNDI’, transmeton Gazeta Metro.
‘Dardanët’ e rinj shënuan fitore minimale ndaj Greqisë në një ndeshje jashtëzakonisht të fortë dhe cilësore.
Heroi i kësaj ndeshje ishte Venhar Hyseni, i cili e shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 20’të të ndeshjes.
Nesër Përfaqësuesja U19 e Kosovës e ka ditë pushimi, ndërsa pasnesër në ndeshjen tretë takohet me Lazion. /gazetametro.net