Kryefaqja / LAJME / Sami Musa, shqiptari i parë që synon postin e deputetit në Gjermani

Sami Musa, shqiptari i parë që synon postin e deputetit në Gjermani

Sami Musa është shqiptari i parë që po synon të bëhet deputet në Gjermani. Ai synon t’i marrë votat me logon e partisë Social Demokrate (SPD), derisa, garon në Hamburg.

Platforma e tij ka në prioritet të drejtat e emigrantëve dhe hapjen e sa më shumë kurseve të gjuhës shqipe

E diela është ditë zgjedhjesh në Gjermani. Në Hamburg të Gjermanisë do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë së qytetit, si dhe edhe për parlamentin e landit. Mes kandidatëve është edhe shqiptari Sami Musa.

Ai do të kandidojë për një nga 121 vendet e parlamentit të landit të Hamburgut, zgjedhje të cilat bëhen çdo pesë vjet. Musa është kandidati i parë shqiptar për zgjedhje lokale të Hamburgut. Në një intervistë për “Shekullin” Sami Musën, tregon me detaje platformën mbështetëse për komunitetin shqiptare me të drejtë vote në këtë vend.

Në këtë intervistë ai thotë se mundësit për fitore tashmë janë në dorën e pjesëmarrësve shqiptarë të cilët kanë të drejt vote. Numri i votimit në adresë të tij është 54, nga Partia Socialdemokrate Gjermane SPD.

“Nuk mund të them për mundësitë e fitores pasi vendimi varet nga pjesëmarrja e shqiptarëve me të drejtë vote, me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje në Hamburg. Nëse gjithë qytetarët shqiptarë me të drejtën e votës, e shfrytëzojnë rastin sonte e nesër dhe votojnë, ose jo, kjo varet nga ata vet, me pjesëmarrjen e tyre në votë. Unë shpresoj dhe besoj te të gjithë”, deklaron ai.

Më tej thotë se deri më tani ka pasur gjithmonë përkrahje nga shqiptarët, teksa premton se do t’i përfaqësoj denjësisht nëse arrtin të fitojë.

Platforma

Musa thotë se shqetësimet dhe problemet e emigrantëve shqiptarë në këtë zonë do të përfaqësohen denjësisht. “Në platformën e programit tim në këto zgjedhje ku unë kandidoj si deputetë për të përfaqësuar bashkëvendësit e mi për periudhën 2020-2025, janë të shumta. Një fokus të veçantë do të jetë gjuha shqipe. Në çdo shkollë ku numri i fëmijëve shqiptarë kalon një numër të nxënësve të ketë mësim të gjuhës shqipe.

Hamburgu të ketë programin plotësues në kanalin e H I në gjuhën shqipe ( 2 herë në javë). Në ministrinë e punëve të brendshme, të ketë materiale udhëzuese për plotësimin e dokumentacionit në gjuhën shqipe. Të zhvillohen platforma për mos asimilimin e emigrantëve si dhe të ndihmohen bashkëvendësit në integrimin e mëtejshëm në shtetin demokratik të Hamburgut”, thotë ai, teksa kërkon votat e çdo shqiptari.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...