Kryefaqja / LAJME / Pas bazës së Kuçovës edhe Pashalimani po studiohet nga NATO për bazë detare

Pas bazës së Kuçovës edhe Pashalimani po studiohet nga NATO për bazë detare

 “Pas Kuçovës edhe Pashalimani po studiohet nga NATO për bazë detare”, tha sot Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në një intervistë televizive.

Ministrja Xhaçka tha se ka qenë propozimi shqiptar që Ministeriali i radhë i NATO-s të bëhet në Shqipëri.

“Përmes këtij angazhimi përcillen mesazhe gjoestrategjike dhe është një gjë pozitive. Në fakt kjo ka ardhur falë insistimit im që të kemi një Ministerial të NATO-s në Shqipëri edhe për të përcjellë këto mesazhe, por kjo  është shenjë besimi e aleatëve te Shqipërisë, është vlerësim për rolin e Shqipërisë edhe për atë çfarë Shqipëria beson në rolin e aleancës e NATO-s. Pas vendimit për të investuar në Bazën e Kuçovës për të bërë bazën e parë ajrore të  NATO-s në rajon dhe vlerësimin për operacionet e Shqipërisë në kuadër të aleancës është një vlerësim për rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon”-tha Xhaçka.

Në lidhje me investimet amerikaneë në Kuçovë, Xhaçka tha se aktualisht “jemi duke nënshkruar një marrëveshje me Agjencinë e Specializuar pranë NATO-së për prokurimet. Ka një vit që kjo agjenci po harton masterplani dhe projektin. Me lidhjen e marrëveshjes fillon faza e ndërtimit dhe shumë shpejt në Kuçovë fillon puna. Investimi është i konsiderueshëm kap shifrën 50 milion euro dhe e bën NATO”.

Për bazën e Pashalimanit, Xhaçka tha se “është propozimi ynë që NATO të konsiderojë Pashalimanin edhe për shkak të gjeografisë dhe avantazheve  që ofron për për investuar dhe aty një bazë detare të NATO-s, është duke u marrë në konsideratë dhe jemi në bisedime”.

Ne lidhje me deklaratë e Liderit të Iranit për një vend të vogël të lig në europë dhe kërcënim, Xhaçka tha se “ne nuk kemi asnjë informacion që Shqipëria është e rrezikuar. Pa dyshim që ajo deklaratë që ngriti dyshime për të marrë disa masa, por nuk ka rrezik. Strehimi i opozitës iraniane është thjesht produkt i një marrëveshje humanitare me partnerët tanë”.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...