Kryefaqja / LAJME / Ish-luftëtari i UÇK’së: Nuk shkoj në Hagë, të dënojnë një herë kriminelët që më vranë të afërmit

Ish-luftëtari i UÇK’së: Nuk shkoj në Hagë, të dënojnë një herë kriminelët që më vranë të afërmit

Faik Zogaj është ish-luftëtari i radhës i UÇK-së, i ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në Hagë.

Lajmin e bëri të ditur ai vetë përmes një postimi në Facebook, se sqaronte se i ka mbërritur ftesa e të akuzuarit për datën 21 mars, por ai nuk do t’i përgjigjet.

“Të nderuar familjarë, miq dhe shokë. Dua t’iu informoj se më mbërriti një ftesë në cilësinë e të akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës nuk do i përgjigjem në 21.03.2020. Sepse, unë personalisht nuk e njoh këtë Gjykatë derisa ajo t’i dënojë kriminelët që m’i vranë njerëzit e dashur brenda në shtëpi”, ka shkruar Zogaj. 

Ai shtoi se është krenar për të shkuarën dhe se këtë lavdi, nuk mund t’ia njollosë askush.

“Në tërë jetën, asnjëherë nuk jam ndjerë më i nderuar dhe më i respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! Asnjë germë nuk i heq të kaluarës sime në të gjitha periudhat e veprimtarisë që kam pasur! Lavdi Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Zogaj.

Një ditë më parë, siç thotë shtypi vendas, edhe Fatmir Brajshori, njoftoi se nuk do t’i përgjigjet ftesës për të shkuar në Hagë.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Zv.kryeministri serb me preardhje shqiptare thotë se asnjë kompani në Serbi nuk do të përmbushë kërkesat e Kosovës

Zv.kryeministri i Serbisë dhe ministri i Tregtisë, Rasim Lajiq, ka thënë se asnjë kompani në …

Leave a Reply

Loading...