Kryefaqja / LAJME / Reagon Haradinaj: FSK s’ka asnjë kufizim për Veri, letra e Thaçit është zhvlerësuar

Reagon Haradinaj: FSK s’ka asnjë kufizim për Veri, letra e Thaçit është zhvlerësuar

Ish-Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar për letrën e publikuar sot të Kryeministrit Albin Kurti të cilën ish-kryeministrit Thaçi ia kishte dërguar sekretarit të atëhershëm të NATO-s Ander Fogh Rasmussen.

Haradinaj ka thënë se FSK-ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës përfshirë veriun.

“Për të evituar populizmat dhe shqetësimet e ngritura sot rreth letrës 2013, dhe implikimeve të mundshme ligjore e Kushtetuese, siguroj qytetarët e Kosovës se sot FSK-ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës, pa asnjë kufizim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ka thënë se në janar të vitit 2019 i ka shkruar letër Sekretarit të tanishëm të NATO’s Jens Stoltenberg ku e ka njoftuar për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

LAJMI I FUNDIT: Votohet mocioni i mosbesimit, bie qeveria Kurti

Kuvendi i Kosovës me 82 vota pro, dhe 32 kundër dhe 2 abstenime ka votuar …

Leave a Reply

Loading...