Kryefaqja / LAJME / Kurti: Me 15 mars largohet pjesërisht taksa, nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor

Kurti: Me 15 mars largohet pjesërisht taksa, nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para mediave ka shpalosur qëndrimin e tij për taksën 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. 

Kurti ka njoftuar se nga 15 marsi tarifën 100 për qind do ta largojë vetëm për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ai ka treguar se si do të veprojë pas 15 marsit, kështu duke i vendosur kushte shtetit Serb dhe Bashkimit Evropian.

“1. Si qeveri gjatë javës së ardhshme do të marrim vendim që më 15 mars 2020 të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercrgovina , kjo si shenje e vullnetit të mirë për gatishmërinë tonë për zgjedhjen e mosmarrëveshjes ekonomike me Serbinë.

2. ftojmë Serbinë që të zotohet që do ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe po ashtu të nis me eliminim e barrierave tregtare, nëse pala serbe tregon gatishmërinë dhe heqjen e barrierave tarifore atëherë nga 1 prill do ta largojë tërësisht tarifën për një periudhë prej 90 ditësh.

3. Bashkimi Evropian ta vlerësojë lartë vendimin e Qeverisë për të larguar tarifën 100 për qind duke ofruar liberalizimin e vizave para samitit të Zagrebit më 7 maj 2020.

4. Në rast së Serbia nuk e përfill vullnetin për eliminim e barrierave dhe nuk pushon fushatën për çnjohje atëherë Kosova me 1 prill do të nis me masën e reciprocitetit, njëherë në fushën e tregtisë.

5. Nëse pala serbe nuk reflekton, Qeveria e Kosovës më 15 qershor do ta rikthejë tarifën 100 për qind”, ka thënë Kurti.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...