Kryefaqja / TË NDRYSHME / Foto e Adem Jasharit e bërë gjatë shkollës së mesme, e pa publikuar më parë

Foto e Adem Jasharit e bërë gjatë shkollës së mesme, e pa publikuar më parë

Të rralla janë fotografitë e familjes Jashari të paraluftës që dalin në publik. Disa tashmë janë publikuara por ka dhe të atilla që ende s’janë bërë publike.

Në ditën e tretë të manifestimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, faqja “Prekazi”, në Facebook, ka hedhur një foto të heroit, Adem Jashari.

Sipas faqes në fjalë, fotografia është bërë gjatë shkollës së mesme të Adem Jasharit, në të cilën shihet pa mjekër dhe krejtësisht tjetër pamje.

Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar nga forcat paramilitare serbe.

Synimi ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën po ia bënin regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Më 30 dhjetor të vitit 1991 ishte kryer sulmi i parë ndaj familjes Jashari, ndërsa, sulmin e dytë forcat paramilitare serbe e kanë kryer në muajin janar, 1998.

Më 22 janar forcat serbe e kanë sulmuar familjen Jashari, por edhe kësaj beteje, fëmijët dhe gratë e familjes Jashari i kanë rezistuar. Megjithatë, në këtë betejë që ka zgjatur afër 30 minuta, të plagosura kanë mbetur Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamzë Jasharit.

Sulmi i tretë, që ka ndodhur më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 u ka marrë jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. Këtij sulmi i ka mbijetuar vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia ka dalë që mes datës 5-6 mars të largohej nga rrethina dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila ka parë dhe përjetuar tmerrin derisa ishin duke u vrarë anëtarët e familjes së saj.

Historia e familjes Jashari dhe eksponatet e saj janë vendosur në Muzeun e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në 22-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithë-popullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Po ashtu, Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë solemne me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, me të vetmen pikë të rendit të ditës për shënimin e këtij përvjetori.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Rrëfim i padëgjuar më parë nga Gani Geci për natën kur u rrethua familja Jashari

Ish-ushtari i UÇK-së, Gani Geci ka sjellur një rrëfim për natën e 4 marsit të …

Leave a Reply

Loading...