Kryefaqja / TË NDRYSHME / Këto dy pije parandalojnë kancerin në tru

Këto dy pije parandalojnë kancerin në tru

Gjatë hulumtimeve të bëra “Cancer Epidemology” shkencëtarët kanë studiuar mbi 300 burra e gra tek të cilët është diagnostifikuar gliomi-kanceri i trurit (ky është vetëm një tip i kancerit i cili fillon të rritet në tru). 


Kur kanë krahasuar ndikimin e pirjes së kafeinës me ata të cilët nuk kanë tumor të trurit është konstatuar se ata që pinë 5 ose më shumë filxhanë kafe ose çaj në ditë kanë 40 përqind më pak gjasa që t’u shfaqet tumori. Domethënë, kafja ose çaji do të mund të ishin aleat i mirë në luftë kundër kancerit në tru.

Nga ky ndikim mbrojtës i kafeinës kanë përfituar sidomos meshkujt, edhe pse ende nuk është e qartë pse ndodh kështu. 

Sqarimin e mundshëm e shohin tek fakti se kafeina e zvogëlon furnizimin e gjakut në tru, me çfarë rriten qelizat e tumorit të cilat mbeten pa përqendrim të lartë të oksigjenit dhe të substancave ushqyese.

Gjithashtu është konstatuar se kafja dhe çaji pa kafeinë nuk e kanë të njëjtin efekt.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Rrëfim i padëgjuar më parë nga Gani Geci për natën kur u rrethua familja Jashari

Ish-ushtari i UÇK-së, Gani Geci ka sjellur një rrëfim për natën e 4 marsit të …

Leave a Reply

Loading...