Kryefaqja / LAJME / Vdes edhe një grua në Shqipëri: Dyshohet nga coronavirusi

Vdes edhe një grua në Shqipëri: Dyshohet nga coronavirusi

Një 72-vjeçare ka gjetur vdekjen mbrëmjen e kaluar në qendrën shëndetësore të Mamurrasit në Kurbin. E moshuara nga Mamurrasi ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore me shenja gripale dhe ka ndërruar jetë.


Pritet përgjigjia e analizave, pasi ka dyshime për koronavirus. Ky fakt ka shqetësuar dhe personelin mjekësor të cilët janë në pritje të analizave.

Nuk dihet nëse e moshuara ka pasur historik udhëtimi në Itali pasi familjarët nuk janë treguar bashkëpunues. 

Ka shkuar në 23 numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri. Top Channel ka mësuar se gjatë 24 orëve të fundit pas kontrolleve kanë rezultuar pozitiv edhe 8 persona të tjerë.

Pasditen e djeshme nga ministria e Shëndetësisë u konfirmua se numri i të prekurve ishte 15 ndërsa sot ka shkuar në 23.  Për rastet e reja të të prekurve ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë të cilët njoftojnë se nga rastet e reja, 2 janë në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Rrogozhinë dhe 3 në Tiranë.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Zv.kryeministri serb me preardhje shqiptare thotë se asnjë kompani në Serbi nuk do të përmbushë kërkesat e Kosovës

Zv.kryeministri i Serbisë dhe ministri i Tregtisë, Rasim Lajiq, ka thënë se asnjë kompani në …

Leave a Reply

Loading...