Kryefaqja / LAJME / Multimilioneri Ramiz Kelmendi shpërndanë panik te qytetarët, iu bënë presion që të dynden nëpër markete

Multimilioneri Ramiz Kelmendi shpërndanë panik te qytetarët, iu bënë presion që të dynden nëpër markete

Multimilioneri, Ramiz Kelemdni është duke shpërndarë panik me postimin e tij të fundit tek qytetarët, për të blerë sa më shumë artikuj ushqimor me rastin e pandemisë së koronavirusit.

Përmes një postimi Kelemendi është duke bërë presion tek qytetarët që të përgateten sa më shumë për të blerë gjëra ushqimore.

Në postimin e tij ai ka radhitur katër pika ku, pika e katërt, do të thotë presioni për të blerë sa më shumë është më e rëndësishmja për multimilionerin, Kelemendi.

“Çka është paniku dhe përgatitja për pandemi – Kosova nukë është prekur ende nga pandemia, Masat e para janë ndërmarrë dhe do japin rezultate, Për panikë nuk ka vend dhe panika nuk ndihmon në këto raste, Përgatitja për të pasur artikujt elementarë është e nevojshme sipas përgjegjësisë së kryefamiljarit”, ka shkruar Kelmendi.

Sipas Kelemendit, çdo familje duhet të furnizohet me për 90 ditë e jo për 30 ditë, qysh qytetarët furnizohen zakonshëm.

“Në pikën 4 do ndalem për të dhënë informata këshilluese për blerje të produkteve elementare të domosdoshme, si çdo herë kur mirren të ardhurat personale shkon në furnizim mujorë, me këtë proces jemi mësuar, blerja është 30 ditore, ku përfshihen të gjithë artikujtë e nevojshëm duke filluar nga fëmijët deri tek më të rriturit. Në rastin e pandemisë koha e zgjatjes së saj është më së shumti 90 ditë (sepse vijnë ditët e nxehta dhe virusi vdesë), dhe ky furnizim duhet të ndodhë për 90 ditë. (pra shporta e zakonshme me artikuj mujor të jetë 90 ditore. Kjo është obligim familjarë për të ruajtur familjen nga mungesat që do mund të paraqiten dhe nga mundësia e ndalimit të lëvizjes së lirë”, ka shkruar Kelmendi.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Zv.kryeministri serb me preardhje shqiptare thotë se asnjë kompani në Serbi nuk do të përmbushë kërkesat e Kosovës

Zv.kryeministri i Serbisë dhe ministri i Tregtisë, Rasim Lajiq, ka thënë se asnjë kompani në …

Leave a Reply

Loading...