Kryefaqja / LAJME / Deputeti i VV’së pyetet për flamurin e Kosovës: Unë jam shqiptar dhe flamuri im është ai shqiptar, qëndrimin e njëjtë e ka edhe Kurti

Deputeti i VV’së pyetet për flamurin e Kosovës: Unë jam shqiptar dhe flamuri im është ai shqiptar, qëndrimin e njëjtë e ka edhe Kurti

Deputeti i VV’së, Rexhep Selimi, sot ka thënë se ai është shqiptar dhe se flamuri i tij është ai kuq e zi, por që e respekton edhe atë të Republikës së Kosovës.

Pyetur nga Adriatik Kelmendi në Rubikon se pse ende e mban flamurin kuq e zi në xhaketë, ai ka thënë se është shqiptar, dhe qendrim të njëjtë ka Kurti dhe të tjerët.

“Unë mendoj që edhe Kurti e ka qëndrimin e njëjtë. Unë jam shqiptar, të gjithë jemi shqiptar, flamuri im është flamuri shqiptar. Në këto troje qëndron edhe republika e Kosovës, e cila për aq sa nuk e kundërshton flamurin shqiptar, edhe mund të jetë i pranueshëm”, ka thënë ai. 

Kujtojmë se Kryeministri Kurti më herët e kishte quajtur flamurin e Kosovës, flamur ‘lara-lara’, sidoqoftë, tashmë ka ndryshuar qëndrim pasi të njëjtin e mban edhe në zyrë.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...