Kryefaqja / LAJME / Trump bllokon fluturimet, amerikanët në Europë paguajnë edhe 20 mijë dollarë për biletat e fundit

Trump bllokon fluturimet, amerikanët në Europë paguajnë edhe 20 mijë dollarë për biletat e fundit

Vendimi i paprecedent i presidentit amerikan Donald Trump ditën e djeshme për të bllokuar çdo fluturim nga Europa me përjashtim të Britanisë së Madhe, si masë emergjente për të bllokuar përhapjen e koronavirusit, ka shkaktuar panik në dhjetëra mijëra amerikanë që si turistë, studentë ose thjesht për punë ndodheshin në atë moment në Europë.

Shumë prej tyre u zgjuan nga gjumi nga të afërmit dhe prindërit, që i kërkonin të shkonin në aeroport sa më parë për t’u kthyer përpara bllokadës, që do të ndodhë në mesnatën e të premtes.

Si pasojë, aeroportet e kryeqyteteve europiane u mbushën që nga orët e para të mëngjesit nga qindra persona që kërkonin dëshpërimisht një fluturim të minutës së fundit.

Por çmimet ishin të kripura, ku normalisht personat paguanin rreth 2000 dollarë për një fluturim në klasën ekonomike, por kishte të tjerë që arritën të paguanin edhe shifrën marramendëse të 20 mijë dollarëve për t’u kthyer në vendlindje.


Në fakt, bllokimi i administratës Trump nuk përfshin nënshtetasit amerikan, ose ata që kanë leje qëndrimi të përhershme, por frika nga një izolimi në vende si Franca, Italia, Spanja dhe Gjermania, që po shpallin tashmë me mijëra raste me koronavirus, është më e madhe se shpenzimet e frikshme.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...