Kryefaqja / LAJME / Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati më i besueshëm i shqiptarëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati më i besueshëm i shqiptarëve

Lëvizja për Drejtësi me shqetësim është duke e përcjell diskursin e fundit politik për raportet midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lëvizja për Drejtësi konsideron se Kosova, është formuar shtet si rezultat i vullnetit të brendshëm të shqiptarëve, luftës çlirimtare, gjakut të dëshmorëve, mërgatës e përpjekjes sonë shekullore.

Në të njëjtën kohë edhe si rezultat i vullnetit të jashtëm, aleatëve të shqiptarëve, në krye me SHBA-në, e pastaj me Britaninë e Madhe, Gjermaninë e Turqinë.

Falë këtij veprimi dhe kësaj vendosmërie të shqiptarëve dhe të aleatëve të saj në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova është e pavarur dhe sovrane.

Prandaj, edhe bënë thirrje të vlerësojmë jashtëzakonisht shumë miqësinë me shtetet që e kanë ndihmuar vendin tonë në krye me SHBA-në, gjithmonë duke pas parasysh interesin e vendit tonë.

Konsiderojmë se as mazhoranca e as opozita nuk duhet të përpiqen të fitojnë politikisht votues me këto tema të rëndësisë së veçantë nacionale.

Në këto situata duhet të veprojmë me racionalitet, kujdes dhe para së gjithash të kemi interesin nacional para çdo interesi tjetër.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...