Kryefaqja / LAJME / GJENERALI SHQIPTARO-AMERIKAN: SENATORI DAVID PERDUE, NJË MIK I PDK-SË, I SERBISË E I PUTINIT PO PËRDORET NGA PDK-JA PËR AKUZA ANTISHQIPTARE KUNDËR QEVERISË

GJENERALI SHQIPTARO-AMERIKAN: SENATORI DAVID PERDUE, NJË MIK I PDK-SË, I SERBISË E I PUTINIT PO PËRDORET NGA PDK-JA PËR AKUZA ANTISHQIPTARE KUNDËR QEVERISË

NJË PËRGJIGJE MEMLI KRASNIQIT DHE ATYNE QË PO BËJNË ÇMOS ME E SHKATRRUE KOSOVËN E DARDANËVE

Sen. David Perdue e përkrah haptas ambasadorin Grenell dhe mendimet antishqiptare të tij apo mendimet proserbe të tij.

Muharrem Maralusha

Senatori David Perdue, një mik i PDK-së dhe i Serbisë e i Putinit (por jo mik i Kosovës) po përdoret nga PDK-ja dhe nga disa prej LDK-së si mashë me e përçarë popullin e Kosovës tue e akuzue Qeverinë e Albin Kurtit se e ka një qëndrim kundër SHBA-së.

Kjo është një ndër poshtërsitë më të ulëta që një parti opozitare e Kosovës është tue e përdorë kundër Qeverisë së Albin Kurtit, kryesia ma e naltë e PDK-së (s’ka nevojë me i përmend emrat e tyre se ata e dinë me siguri që unë i njoh si ‘mollat e krymta’) janë tue ba akuza ma anti Shqiptare kundër Qeverisë që sot e udhëheqë Kosovën dhe në dobi të Serbisë dhe me këto akuza po ia shtinë përçarjen popullatës dhe në një mënyrë direkte po e ndihmojnë Serbinë në aspiratat e saj AntiShqiptare.

Dy ditë më parë Meml Krasniqi, që është goja e Hashim Thaçit dhe e Kadri Veselit, e dha një deklaratë se një Senator i SHBA-së ka deklaruar se në qoftë se Qeveria e Albin Kurtit nuk ia heq taksën kundër Serbisë menjëherë, atëherë SHBA-ja do t’i tërheq trupat e saj prej Kosovës. Memli Krasniqi dhe të tjerët harruan me i thanë popullit se kush është Senatori David Perdue.
David Perdue është një ndër senatorët ma të djathtë dhe një hije e Trampit në Senat. David Perdue është prej shtetit të Gjorgjisë që gjindet në jug të SHBA-së.

David Perdue, ka qenë një ndër kritikët më të ashpër të Obamës dhe tashti i BIDENIT.
Sen. David Perdue e përkrah haptas ambasadorin Grenell dhe mendimet antishqiptare të tij apo mendimet proserbe të tij.
Së fundi, një këshillë Memli Krasniqit, Kadri Veselit, Hashim Thaçit, dhe të tjerëve që janë vu në shërbim të Serbisë, një Senator Amerikan nuk mundet me kërkue tërheqjen e trupave të SHBA-së prej një zone gjeografike që gjendet jashtë SHBA-së pa pëlqimin e shumicës të dy dhomave të Kongresit dhe pa koordinimin me Pentagonin.
Kërkoj falje prej z. Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Isa Mustafës dhe të tjerëve që mendojnë në një mënyrë negative për të mirën e Kosovës.

Arsyeja pse këta individë që i përmenda i kanë ra në qaf Albinit, asht se mendimi i tyne është me e rrëzue Qeverinë dhe me i kthye hajnat prapë në Qeveri se 20 vjet nuk ishin mjaft për dhunën dhe hajninë që e prunë në Kosovë. Unë nuk besoj se populli ka me e lakmue këtë “bombon” (një sheqer që një i rritun ja jep një fëmije për me e mashtrue).

Edhe një gja për lexuesit: Unë nuk jam anëtar i asnjë partie apo ndonjë rryme politike në Kosovë. Unë jam pa parti, po i bëj këto postime vetëm që ua dua të mirën Kosovës (vendi ku kam lindun) dhe për asgja tjetër.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...