Kryefaqja / LAJME / Kurti: Në Kosovë nuk ka asnjë person me koronavirus

Kurti: Në Kosovë nuk ka asnjë person me koronavirus

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se deri tani gjendja në Kosovë është stabile dhe se ende nuk ka asnjë rast pozitiv me koronavirus, shkruan Gazeta Metro.

Kurti duke folur në takim para Komisionit të posaçëm për parandalimin e koronavirusit, deklaroi se gjendja është stabile.

“Gjendja është stabile për momentin. Por duke marrë parasysh gjendjen globale duhet të marrim masa parandaluese të virusit. Ne kemi miratuar rekomandimet duke e ngritur shkallën e gadishmërisë”, tha Kurti. 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, potencoi se MSH ka fuqizuar kapacitet kundër mbrojtjës së coronavirusit.

“Ministria po punon me kapacitet të shtuar. Pas vendimeve të marra gjitha institucionet kanë marrë hapa konkret. Jemi duke mbajtur komunikim të rregullt me qytetarët, duke fuqizuar kapacitetet. Janë testuar 93 raste dhe gjitha negative. Të gjithë udhëtarët e ardhur nga vendet tjera janë kontrolluar”, ka shtuar Vitia.//gazetametro.net

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...