Kryefaqja / LAJME / Kurti konfirmon takimin me Thaçin: Nuk do t’ia zgjasë dorën

Kurti konfirmon takimin me Thaçin: Nuk do t’ia zgjasë dorën

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se më në fund ka pranuar që të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçin, shkruan Gazeta Metro.


Kurti ka njoftuar se sot në orën 15:00 e takon presidentin Thaçi, vetëm se nuk do t’i shtrëngojë duart me të, madje për këtë e ka lajmëruar publikisht Thaçin se në takim nuk do të ketë zgjatje të duarve.

“Sot do të ketë takim. Unë kam deklaruar se të premten pasdite do të mund të takohemi dhe do të takohemi në orën 15:00 por pa shtrëngim duarsh”, ka thënë Kurti, transmeton Gazeta Metro. 

Kurti ditë më parë ka njoftuar se nuk do të përshëndetet me shtrëngim duarsh, si masë parandaluese për shkak të rrezikut të shpërndarjes së koronavirusit.

Thaçi e Kurti janë takuar vetëm njëherë, më 6 janar për t’u marrë vesh për mandatarin e Qeverisë, por ai takim nuk kishte zgjatur më shumë se 4 minuta.//gazetametro.net

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...