Kryefaqja / LAJME / Rekomandohet mbyllja e kufijve të Kosovës me të gjitha shtetet fqinje

Rekomandohet mbyllja e kufijve të Kosovës me të gjitha shtetet fqinje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia konfirmoi pak më herët se në QKUK janë paraqitur 15 raste të reja të dyshuara me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë po ashtu se ka marrë rekomandim nga IKSHP-ja për mbylljen e kufijve të Kosovës me shtetet fqinje.

Ky rekomandim, siç ka bërë të ditur Vitia nënkupton edhe ndalimin e qarkullimeve ajrore dhe tokësore mes shteteve fqinje dhe Kosovës.

Po ashtu, Vitia ka bërë të ditur se përjashtim do të bëjnë shtetasit e Kosovës që mund të kthehen nga shtetet fqinje, veturat zyrtare e shëndetësore.

Pas këtij propozimi dhe disa propozimeve tjera, mbledhja e komisionit ka vazhduar me dyer të mbyllura, prapa mediave me propozimin e kryetarit të Komisionit, Albin Kurti. /Lajmi.net/

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...