Kryefaqja / LAJME / Të gjitha masat e sotme të ndërmarra nga Qeveria e Kosovë për mbrojtje nga koronavirusi

Të gjitha masat e sotme të ndërmarra nga Qeveria e Kosovë për mbrojtje nga koronavirusi

Qeveria e Kosovës ka marrë masat tjera kundër koronavirusit pas dy rasteve pozitive me këtë virus në Kosovë.

Qytetarëve të Kosovës iu është ndaluar hyrje-dalje në qytetet e Klinës dhe Vitisë e gjithashtu është ndërprerë trafiku ndër-urban në Kosovë.

Është marrë vendim të ndalohen fluturimet në Aeroportin “Adem Jashari”, dhe është urdhëruar mbyllja e kafiterive, bareve, pabeve dhe restoranteve.

Është urdhëruar të mbyllen tregjet e kafshëve dhe automjeteve dhe janë urdhëruar kompanitë private të organizojnë punën në atë mënyrë që punëtorët t’i kryejnë punët nga shtëpia.

Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës në ora 19:00 u morën këto vendime:

Ndalimin e hyrje-daljeve të qytetarëve në Komunën e Klinës dhe Vitisë

Ndërprerja me efekt të menjëhershëm e transportit ndër-urban në Kosovë si dhe transportin e organizuar ndërkombëtar.

Mbyllja e kufijve tokësor e udhëtarëve që hyjnë në Kosovë (nuk vlen për shtetasit kosovarë).

Nga data 16 mars 2020, në ora 24 bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të fluturimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake dhe medicinale, përjashtim bëjnë fluturimet në ardhje, por pa pasagjer (vetëm për të marrë udhëtar).

Mbyllja e kafiterieve, bareve, pabeve dhe restoranteve, qendrave tregtare (përveç barnatoreve/farmacive dhe qendrave me mallra ushqimore) dhe aktiviteve kulturore dhe sportive

Mbyllja e tregjeve të kafshëve dhe automjeteve.

Reduktohet në veprimet esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç sektorit të shëndetësisë dhe sigurisë.

Urdhërohen të gjitha kompanitë private që ta organizojnë punën në atë mënyrë që shumicën e aktiviteteve punëtorët t’i kryejnë nga shtëpia.

U bëhet thirrje të gjitha qytetarëve t’i shmangen aktiviteteve dhe ambientet e frekuentuara me njerëz dhe t’i përmbahen të gjitha masave të rekomanduara nga qeveria dhe masave të rekomanduara nga IKSHPK.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...