Kryefaqja / LAJME / Mbyllet kufiri SHBA-Kanada për shkak të coronavirusit

Mbyllet kufiri SHBA-Kanada për shkak të coronavirusit

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, kanë rënë dakord të mbyllin kufirin SHBA-Kanada, për të gjitha udhëtimet jo thelbësore për të frenuar përhapjen e coronavirusit.

“Kemi bërë marrëveshje reciproke duke mbyllur përkohësisht kufirin tonë verior me Kanadanë”, ka shkruar Trump në Twitter.

Sipas kësaj marrëveshje, Trump ka deklaruar se tregtia nuk do të preket.

Raportohet se deri më tani të dyja vendet kishin anuluar hyrjen e shteteve të tjera, me përjashtim të njëra-tjetrës.

Kanadaja eksporton 75 për qind të prodhimeve në SHBA, ndërsa të dy udhëheqësit kanë folur të mërkurën për të diskutuar për këto ndryshime.

“Dua të jem i qartë se udhëtimet thelbësore për në SHBA do të vazhdojnë”, ka thënë kryeministri kanadez, Trudeau në një konferencë për shtyp.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...