Kryefaqja / LAJME / LDK u largua nga Qeveria, ja çfarë pritet të ndodh tani

LDK u largua nga Qeveria, ja çfarë pritet të ndodh tani

Juristi Vigan Qorrolli, pas deklaratës së kryeut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka treguar se si e parasheh Kushtetuta e Kosovës.

Postimi i plotë:

Kushtetuta e Republikës së Kosovës 

Neni 100 [Mocioni i Votëbesimit]

1. Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të ngrihet me propozimin e një të tretës (1/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

2. Votëbesimin e Qeverisë mund ta kërkojë Kryeministri.

3. Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditë të Kuvendit, jo më vonë se pesë (5) ditë e as më herët se dy (2) ditë nga data e parashtrimit të tij.

4. Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

5. Nëse mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme.

6. Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...