Kryefaqja / LAJME / Lajm i mirë! Edhe një shqiptar shërohet nga koronavirusi

Lajm i mirë! Edhe një shqiptar shërohet nga koronavirusi

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico dha një lajm të mirë sot në “Real Story” në News24 se një tjetër i prekur nga koronavirusi është drejt shërimit pasi ka rezultuar negativ nga testet. Ky është pacienti i dytë që rezulton negativ pas ritestimit për COVID-19.

“Këtu ka një lajm të mirë sepse një nga gjërat që më bën optimiste është fakti se ne kemi filluar të ritestojmë, dy prej tyre kanë rezultuar të negativizuar. Nesër do vijojmë. Po rritet numri i testimeve tek ata që janë të prekur”, tha Fico.

Kujtojmë se para dy ditësh testi i një prej të prekurve të parë me koronavirus rezultoi negativ, duke sjellë kësisoj shpresa se disa prej të prekurve të hershëm janë drejt shërimit të plotë.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Zv.kryeministri serb me preardhje shqiptare thotë se asnjë kompani në Serbi nuk do të përmbushë kërkesat e Kosovës

Zv.kryeministri i Serbisë dhe ministri i Tregtisë, Rasim Lajiq, ka thënë se asnjë kompani në …

Leave a Reply

Loading...