Në qoftë se KËTO HIENA ia mbërrin qëllimit të tyre antikombëtar, atëherë kriminelët e të gjitha ngjyrave që sot janë tue shetit të lirë nëpër Kosovë, do ti shpëtojnë çdo hetimi.
Muharrem Maralusha
Në vendet demokratike siç është SHBA-ja dhe bota perëndimore, kur shteti është i ballafaquar me një katastrofë natyrore, nacionale ose kur një luftë e shpallur nga të huajt, Presidenti me plotë koordinim me parlamentin ose me kongresin, e shpall Emergjencën Nacionale.
Kurse në shtetet diktatoriale dhe në këtë rast dhe në Kosovë, opozita dhe udhëheqësia e LDK-së janë duke kërkuar me e shpall gjendjen e Jashtëzakonshme (të emergjencës) në Kosovë. Kryeministri, dhe shumica e deputetëve kanë shpallur kundërshtimin e kësaj ideje. Arsyeja është se këta që po e kërkojnë një gjë të tillë, janë ata që janë duke u frikësuar se drejtësia në qeverinë e Albin Kurtit e ka mendjen me i nisë hetimet ndaj të gjithëve që kanë bërë krime të ndryshme si politike apo kriminale.
Në qoftë se KËTO HIENA ia mbërrin qëllimit të tyre antikombëtar, atëherë kriminelët e të gjitha ngjyrave që sot janë tue shetit të lirë nëpër Kosovë, do ti shpëtojnë çdo hetimi. Kjo u tregue në 20 vjetët e fundit kur PAN-i, tue përfshi këtu edhe koalicionin e dikurshëm ndërmjet PDK-së/LDK-së, nuk ia mbërrinë asnjë qëllimi me i ndjek kriminelët si kushtetuta dhe drejtësia kërkonte.
Vjosa Osmani dhe dy deputetët tjerë të LDK-së që e shpallën veten kundër emergjencës, i kanë nderimet e mia më të sinqerta dhe të popullatës që janë kundër krimit.
Dëshiroj që kur ky emocion shkon në Kuvend për me u votuar, do të ndëshkoj, kështu që ta dimë, krimi do të dështoj, dhe pastrimi i elementeve kriminale do të filloj, dhe ata do të dalin para një trupi gjykues të vërtetë, e jo para një grupi gjykues i zgjedhur nga kriminelët në pushtet.
Në qoftë se lexuesit dëshirojnë me e dit pse Isa Mustafa dhe elementet kriminale të opozitës po dëshirojnë regjimin e Albin Kurtit dhe tre qeverisë së tij – le ta lexojnë postimin e Profesorit Server (Ligjërues në Universitetin HOPKINS në Uashington. Prof Server e tregon në një mënyrë të përsosun pse Hashim Thaçi dhe hienat e tij, në koordinim me Grenellin po dëshirojnë me e rrëzue qeverinë e Albinit.
Edhe një gja: Unë nuk jam ideolog dhe asnjë frymë partie politike në Kosovë. Unë e përkrahi çdo qeverie të ndershme që vjen në pozitë në Kosovë, përveç një qeverie e udhëhequn nga hajnat.