Kryefaqja / LAJME / Plani i 170 Agjentëve Të Putinit Dhe Serbisë Për Trazira Në Kosovë

Plani i 170 Agjentëve Të Putinit Dhe Serbisë Për Trazira Në Kosovë

Profesori dhe analisti i njohur shqiptar Enver Bytyçi thotë se, shërbimet ruso-serbe kanë krijuar krijuar një qendër trajnimi të përbashkët në Nish, në juglindje të Serbisë, përcjell agjencia e lajmeve INA.

“Qendra e trajnimit dhe stërvitjes në Nish është e njohur si faktor destabiliteti në rajon. Duhen kujtuar ngjarjet e vitit 2015 në Mal të Zi dhe përpjekjen për grusht-shtet në Podgoricë. Aty stërvitën së paku 22 oficerë të shërbimit sekret, të cilët kanë nën komandë edhe së paku 150 të tjerëve brenda territorit të Kosovës. Në krye të kësaj agjende qëndron një ish eksponent i sigurimit shtetëror të Serbisë para e gjatë luftës në Kosovë. Çdo gjë dakordohet midis shërbmiit rus e atij serb. Janë akorduar 20 milionë dollar amerikanë për këto qëllime destabilizuese. Këta janë gjithashtu autorët e vrasjes së politikanit të moderuar serb në Veri të Mitrovicës”, theksoi ai në një intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve IBNA, transmeton agjencia INA.

Ai thotë se, në mesin e këtyre njerëzve i gjen ekipin vrasës të drejtuar nga presidentit i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Dhe ai e di këtë fakt. Pretendimi i tij se vrasësit qenkan në Kosovë dhe se “po nuk i gjeti Prishtina, do të vejë ai t’i gjejë” është në fakt fshehje e gjurmëve të krimit. Vuçiqi i njeh me emër e mbiemër këta vrasës, sepse janë në shërbimin e strukturave të tij të sigurisë”, thekson ai.

Bytyqi thekson se asnjë shqiptar nuk kishte interes dhe as që mund t’i shkonte në mend të kryente një akt të tillë destabilizues në Veri të Kosovës.

“Dy aktorët kryesorë të interesuar për trazira në Kosovë janë Beogradi dhe Moska. Të dy këto kryeqytete e duan Kosovën e Ballkanin të destabilizuar për të krijuar shanse të volitshme për të rikthyer ndikimin, influencën si dhe territoret e Kosovës në Serbi e Rusinë në Ballkan. Në Beograd dhe në Kremlin e dijnë se nuk mund të bëjnë asgjë përmes normalitetit. Dhuna, konflikti, trazirat janë armët përmes të cilave ato përfitojnë territore, influenca ekonomike, politike e ushtarake. Kosova është objektivi i parë, sepse është lehtë të veprohet aty. Nishi është afër saj. Shteti ende nuk është njohur ndërkombëtarisht. Serbët në Veri të Mitrovicës dhe shqiptarët në Jug janë ende të ndarë, madje edhe të gënjyer, të zhgënjyer e të frustruar. Kontrolli i institucioneve të Prishtinës mungon në Veri të Mitrovicës.

Për pasojë është më lehtë të veprosh kësisoj për destabilizimin e Kosovës. Por, objektivi serbo-rus nuk është vetëm e kryesisht Kosova. Eshtë Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia. Pa destabilizuar Kosovën dhe pa kushtëzuar zgjidhjen e shtetësisë së saj me ndarjen e territorit, as Beogradi, as Moska nuk mund ta ndajnë Bosnjën dhe Maqedoninë. Prandaj ata duan ta nisin destabilizimin përmes trazirave në Kosovë e ta zgjerojnë deri në BH dhe në Maqedoni. Për ta sa më shpejt, aq më mirë, sepse imponohen lehtë në kushtet e sotme të njëfarë konflikti midis Brukselit dhe Uashingtonit. Pra vrasja e Inanoviçit është vrasje për destabilizimin e Kosovës.

Prandaj duhet që institucionet dhe Qeveria e Kosovës, Qeveria e Tiranës, qeveria maqedone e më gjerë të hapin sytë, të dëshmojnë maturi dhe të bëjnë analiza të thella. Të kontrollojnë situatën dhe të parandalojnë çdo lloj konflikti, qoftë edhe atë politik”, thekson ai.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Zv.kryeministri serb me preardhje shqiptare thotë se asnjë kompani në Serbi nuk do të përmbushë kërkesat e Kosovës

Zv.kryeministri i Serbisë dhe ministri i Tregtisë, Rasim Lajiq, ka thënë se asnjë kompani në …

Leave a Reply

Loading...