Kryefaqja / OPINION / Çdo të ndodhë në Kosovë me mocionin e mosbesimit Mustafa kundër qeverisë Kurti? Asgjë. Titisti Mustafa duket se do të bjerë nga shiu në breshër. Pse? Pashë kushtetutën e Kosovës. Mustafa dhe Thaçi nuk e lexojnë dot.

Çdo të ndodhë në Kosovë me mocionin e mosbesimit Mustafa kundër qeverisë Kurti? Asgjë. Titisti Mustafa duket se do të bjerë nga shiu në breshër. Pse? Pashë kushtetutën e Kosovës. Mustafa dhe Thaçi nuk e lexojnë dot.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka marrë kritika të forta nga avokati nga Shqipëria, Spartak Ngjela, i cili nuk pajtohet me mocionin e mosbesimit kundër qeverisë Kurti.

Madje Ngjela e quan Mustafën si titist, teksa ka thënë se kushtetua e Kosovës nuk e lejon aq lehtë rënien e Kurtit.

Gjithashtu, Ngjela ka treguar një lloj skenari të mundshëm, ku Vetëvendosja mund të propozojë emrin e Vjosa Osmanit për kryeministre, që do ta vendoste LDK-në në pozitë të vështirë.

Postimi i plotë:

Rreth situatës politike në Kosovë?

Çdo të ndodhë në Kosovë me mocionin e mosbesimit Mustafa kundër qeverisë Kurti?
Asgjë. Titisti Mustafa duket se do të bjerë nga shiu në breshër. Pse?
Pashë kushtetutën e Kosovës. Siç duket Mustafa dhe Thaçi nuk e lexojnë dot. Atëherë?

Nëse votëbesimi i qeverisë Kurti humbet, sipas kushtetutës aktuale, Vetvendosja, si parti e parë, i dërgon presidentit Thaçi sërish një emër të ri kryeministri. Pikërisht këtu na del në skenë zonja Osmani, e cila nuk e ka firmosur mocionin Mustafa. Dhomethënë: po sikur Kryeministri Kurti t’i dërgojë Presidentit si emër për kryeministre Vjosa Osmanin, çfarë ndodh?
Atëherë, kriza e Thaçit dhe e Mustafës shkon “drejt vdekjes së tyre të shpejtë politike”.
Domethënë? Sigurisht që do të tërheqet Mustafa. Madje ai ndërkohë i ka dhënë shenjat. Por, shenjat janë gjithashtu që Beogradi sërish do të mundet në Prishtinë: edhe me Thaçin, edhe me Mustafën, sepse, pas 100 vjetësh, Beogradi nuk do të mund të ketë më vend për përçarje në Prishtinë.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Akademiku i njohur britanik, prindërve: Mos i impononi besimet fetare në fëmijët tuaj

Shkrim autorial nga akademiku i Universitetit të Oxfordit, biologu dhe autori britanik: Richard Dawkins. Javën …

Leave a Reply

Loading...