Kryefaqja / LAJME / Ky është vendimi i plotë i Qeverisë për kufizimin e lëvizjes 23/03/2020

Ky është vendimi i plotë i Qeverisë për kufizimin e lëvizjes 23/03/2020

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të kufizojë lëvizjen në qytet, si në këmbë ashtu edhe me automjete. Reporteri ka siguruar vendimin e Qeverisë, i cili ende nuk është publikuar ende.

Në vendim caktohet edhe kush ka të drejtë të lëvizë në orarin e paraparë për ndalim qarkullimi.

Ky është vendimi i Qeverisë:

Qeveria e Republikës së Kosovës aprovon kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për ndërmarrjen e masave për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së virusit COVID-19 si në vijim:

I. Ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private nga 24 mars 2020 gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore);

II. Mundësohet qarkullimi i lirë për operatorët ekonomik të klasifikuara si me të rëndësishme sipas kodeve NACE që Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike lejon të operojnë në këtë periudhë emergjente lidhur me pandeminë COVID -19, si dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit;

III. Lëvizjet në rrugë bëhen jo më shumë se nga dy persona së bashku dhe gjithmonë duke mbajtur distancën dy metra me të tjerët;

IV. Ndalohen tubimet në të gjitha mjediset — private dhe publike, të hapura dhe të mbyllura — përveç kur është e domosdoshme për të kryer detyrat e punës për parandalim dhe luftim të pandemisë, si dhe ku lejohet distanca dy metra me të tjerët. Në rast të vdekjeve, në varrim mund të marrin pjesë vetëm anëtarët e ngushtë të familjes së të vdekurit dhe personat që kryejnë shërbimin e varrimit;

V. Obligohen Institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Vendimi.

VI. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Zv.kryeministri serb me preardhje shqiptare thotë se asnjë kompani në Serbi nuk do të përmbushë kërkesat e Kosovës

Zv.kryeministri i Serbisë dhe ministri i Tregtisë, Rasim Lajiq, ka thënë se asnjë kompani në …

Leave a Reply

Loading...