Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, ka vendosur të japë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kjo është vendosur në një video-konferencë të zhvilluar të martën në mesditë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri gjerman i Evropës përmes një postimi në Twitter, ku thotë se kjo është një fitore për BE’në dhe Ballkanin Perëndimor.
“Lajm i mirë në këto kohë të zymta: më në fund drita jeshile në video-konferencën e sotme të Këshillit të Ministrave për Evropën për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Fitore për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor. Urime Tiranës dhe Shkupit, ka shkruar në tëitter ministri gjerman i Evropës.