Kryefaqja / LAJME / Vjosa Osmani del kundër LDK-së

Vjosa Osmani del kundër LDK-së

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër të mbahet seanca e jashtëzakonshme, për votimin e mocionit të mosbesimit nga Qeverisë Kurti.

Të mërkurën, deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të vendosin me votë për fatin e Qeverisë Kurti.

Kjo pasi, Kryesia e Kuvendit ka vendosur me shumicë votash, që seanca për votimin e mocionit të mos besimit të mbahet nesër në ora 11:00, ka marrë vesh media.

Media merr vesh se kryetarja Vjosa Osmani dhe nënkryetarja nga VV-ja, Arbërie Nagavci ishin kundër mbajtjes së kësaj seance. Në fakt Osmani edhe kishte kërkuar një rekomandim nga Instituti i Shëndetit Publik nëse mund të mbahet seancë në këto rrethana. Instituti ktheu sot përgjigje duke thënë se nuk i takon të përzihet në punët e Kuvendit dhe se do të ndihmojë në krijimin e kushteve të sigurisë shëndetësore për deputetët.

Pro seancës ishin Kujtim Shala, Memli Krasniqi, Fikrim Damka dhe Slavko Simic.

Se Vjosa ka qenë kundër kërkesës së LDK-së e ka konfirmuar edhe shefi i grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, pas mbledhjes se kryesisë.

Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit, përkundër se për shkak të gjendjes së krijuar pas shfaqjes së Coronavirusit në Kosovës ishte aluduar se mund të mos ketë kushte për mbajtjen e saj në këtë sallë.

Njoftimin për caktimin e seancës pritet ta bëjë publik Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, në një konferencë të paralajmëruar të mbahet pas orës 17:00.

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit, pas më pak se 50 ditë në pushtet, është iniciuar të premten e shkuar, nga partneri i koalicionit LDK-ja.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Zv.kryeministri serb me preardhje shqiptare thotë se asnjë kompani në Serbi nuk do të përmbushë kërkesat e Kosovës

Zv.kryeministri i Serbisë dhe ministri i Tregtisë, Rasim Lajiq, ka thënë se asnjë kompani në …

Leave a Reply

Loading...