Kryefaqja / LAJME / Koronavirusi: BE’ja ndan 50 milionë euro për Shqipërinë

Koronavirusi: BE’ja ndan 50 milionë euro për Shqipërinë

Bashkimi Europian i ka ndarë Shqipërisë 50 milionë euro për të lufua koronavirusin.


Lajmin për këtë e ka bërë vetë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ku krahas saj ka thënë se ‘Zoti i shqiptarëve është i madh.

“Bashkimi Europian i akordon Shqipërisë 50 milionë euro, për luftën kundë covid-19. Zoti i shqiptarëve është i madh”, ka shkruar Rama në Facebook. 

Kujtojmë, që në Shqipëri kanë vdekur 5 pacientë nga covid-19, ndërsa janë 123 të infektuar.Deri tani 10 të shëruar pas testeve konfirmuese.

Instituti i Shëndetit Publik informoi për situatën më të fundit të COVID-19 në Shqipëri:

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 74 testime.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: 

• Tiranë 72 qytetarë
• Durrës 8 qytetarë
• Lushnje 4 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 12 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 4 qytetarë
• Korcë 9 qytetarë
• Vlorë 4 qytetarë
• Shkodër 2 qytetarë
• Lezhe 1 qytetarë
• Berat 1 qytetarë
• Has 2 qytetarë.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...