Kryefaqja / LAJME / Veliu kërcënon Vjosa Osmanin: Nëse vepron kundër nesh, ajo është tradhëtare dhe s’ka vend më në LDK

Veliu kërcënon Vjosa Osmanin: Nëse vepron kundër nesh, ajo është tradhëtare dhe s’ka vend më në LDK

Ish-ministri i Brendshëm Agim Veliu , nënkryetar i LDK-së përmes një linje telefonike në Pressing, foli për mocionin për rrëzimin e Qeverisë, derisa tha se s’kanë ndonjë ide se çfarë do të ndodhë më pas, as për ndonjë koalicion e as për kandidat për kryeministër.

“Ne s’kemi diskutu as cila do të jetë qeveria pas mocionit e as kush do të jetë kryeministër. Një është e qartë që asnjëri prej nesh s’do koalicion me PDK-në. Por, do t’i shikojmë variantet në përputhje me Kushtetutën”, tha Veliu.

Ai foli edhe për Vjosa Osmanin e cila ka votuar kundër mocionit dhe thirrjes që deputetët nesër mos ta votojnë atë.

“Qëndrimi i Vjosës s’është diçka e re, ajo ka vepru edhe ma herët në këtë mënyrë. E ka dëmtu gjatë gjithë kohës qeverinë e partisë së saj. Por, kjo duket edhe më interesante, se të jesh funksionare e lartë e një subjekti e të punosh për një tjetër subjekt, kësaj s’i thonë tjetër veçse tradhëti të interesave.

Nëse Vjosa bën thirrje që të mos respektohen vendimet e LDK-së dhe punon edhe më të tjerët, nuk e ka asnjë kuptim që ajo të qëndrojnë më në LDK”, ka thënë Veliu.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Zv.kryeministri serb me preardhje shqiptare thotë se asnjë kompani në Serbi nuk do të përmbushë kërkesat e Kosovës

Zv.kryeministri i Serbisë dhe ministri i Tregtisë, Rasim Lajiq, ka thënë se asnjë kompani në …

Leave a Reply

Loading...