Kryefaqja / LAJME / Veliu dëshiron më çdo kusht rrëzimin e Qeverisë, thotë së Quni s’ka autorizim të ofrojë diçka të tillë, pres rrëzimin e Qeverisë Kurti

Veliu dëshiron më çdo kusht rrëzimin e Qeverisë, thotë së Quni s’ka autorizim të ofrojë diçka të tillë, pres rrëzimin e Qeverisë Kurti

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, në një lidhje telefonike për FRONTAL të T7, ka folur për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe lutjen që deputeti i LDK’së, Anton Quni, ia bëri Albin Kurtit për të shqyrtuar vendimin për shkarkimin e vetë Veliut dhe atë për heqje të taksës me qëllim të anulimit të mocionit.

Veliu ka thënë se Anton Quni s’ka kurrfar autorizimi për të ofruar negociata të tilla me Albin Kuritn.

Nënkryetari i LDK’së ka thënë se pret rrëzimin e Qeverisë Kurti, që sipas tij është më e rrezikshme se koronavirusi.

Përveç tjerash Veliu nuk ka ngurruar të atakojë Kurtin, duke e quajtur si tinzar.

“Anton Quni nuk ka pas kurrfar autorzimi që të ofroj dicka të tillë. Nuk është qëndrim i LDK’së, dhe ne skemi diskutuar asnjëherë.

Afati ka qenë dhe nuk është respektu. Nuk duhet të ketë kthim prapa. Gjatë debatit u pa që sështë problem agim Veliu, por problemet janë më të thella, dhe qytetarët e meritojnë një qeveri tjetër dhe jo një qeveri antiamerikane.

Edhe pse është tentuar nga disa që problem i koalicionit të nxirret si problem i shkarkimit të një ministri, ky është një pretekst që Kurti të ik nga Qeverisja.

Albin Kurti është tinzak dhe i pazoti të marrë vendime.

Unë I dëgjova zërat që janë kundër rrëzimit, ata kanë treguar edhe më herët.

Është mirë qe e thanë publikisht, por nuk është mirë që LDK të merret më kësoj lojëra, me gjëra që nuk janë të rëndësishme.

S’kam njoftim që një gjë e tillë është diskutuar, s’besoj që në këtë kohë ka edhe kohë që të diskutohet. Deputetët janë aty për të mborjtur qëndrimin e Kryesisë së LDK’së.

Unë pres që të votohet rrëzimi i Qeverisë”, ka potencuar Veliu për T7.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...