Kryefaqja / LAJME / Geci: Pa Vjosën LDK-ja pak parti, pa Albinin Kosova mbetet metohi, me Vjosën e Albinin do ta bëjmë Shqipëri…

Geci: Pa Vjosën LDK-ja pak parti, pa Albinin Kosova mbetet metohi, me Vjosën e Albinin do ta bëjmë Shqipëri…

Delegati i dy Kuvendeve të LDK-së, Halil Geci i cili është aktivist i pathyeshëm i LDK-së, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin.

Në këtë shkrim, Geci thotë se, LDK-ja pa Vjosën do të jetë pak parti, kurse pa Albin Kurtin Kosova do të mbetet metohi.

Geci tutje thotë se me Vjosën dhe Albinin do të bëjmë Shqipëri.

Ai thotë se po ta mbështnin Vjosa Osmanin pa hile sot LDK-ja do të ishte e para, por që kjo nuk u mbështet nga të vjetrit.

“Po të fitonte Vjosa do ua merrte primatin e të pares në parti dhe Gellovat pleq me Vjosen dhe Albinin do ta humbnin pasurin e vjedhur nga taksapaguesit”, shkruan Geci në Facebook.

Ai ka folur edhe për Kurtin dhe mbështetjen e madhe që u tregu mbrëmë gjatë një emisioni televiziv.

Geci thotë se do ta përkrahë Kurtin së bashku me Vjosa Osmanin.

Postimi i plotë:

Pa Vjosen LDK-ja do jet pak parti…Pa Albinin Kosova do mbetet Metohi…Me Vjosen dhe Albinin do ta bëjm Shqipëri..!

Kur t’pabesët të prejn në besë ligsia nuk bjen mbi ty,por bjen mbi të pa besët, një këngë e kënduar nga rapsodet i këndojn Dan Derofcit i cili prehet në bes të Zotit dhe vritet pabesisht, ja dy vargje ku thotë:

Te me vrisnin trimat nuk e pata dert.

Po me vranë të pa beset si mem hanger QENT.

Vjosen dhe elektoratin e LDK-s e dhe mbeshtetit e saji i kan hëngër QENT,e kan pre në besë,të pa besët.

Po ta mbeshtetnim pa hile Vjosen ,sot LDK-ja do të ishte e para.

Vjosa nuk u mbeshtet nga Gellovat pleq dhe profiteret tjer për dy arsye.

1.Po të fitonte Vjosa fuqia e Thaqit brenda LDK-s do zbehej në zero,dhe hajnat e profiteret e bizneseve të ndryshme që lidhen me Thaqin do rrezikoheshin skajshmerisht.

2.Po të fitonte Vjosa do ua merrte primatin e të pares në parti ,dhe Gellovat pleq me Vjosen dhe Albinin do ta humbnin pasurin e vjedhur nga taksapaguesit.

Albini mbrëmë në debat plus para një paneli gazetaresh tregoi fuqin e tij politike, dhe doli politikani më i fuqishem që ka pasur ndonjë herë Kosova,i pa thyshem sikur Rugova dikur.

Albin unë nuk jam në parti tënde por do jem i pa kursyshem ndaj atyre që han….. e të shajn pa arsye,kisha pasur dëshir të jam në parti tënde por jam qeizuar me LDK dhe ish liderin e saj Rugova,nuk mundem.

Por një e ke të sigurt se Vjosa dhe unë do i mbeshtesim të gjitha parimet e tua derisa të janë në të miren e vendit.

Edhe pse je parti majtiste i vetmi je ti ai që mbas Rugovës ja ke kthyer shpresen e humbur këtij vendi,shpresen që ja vodhën disa nga çlirimtaret dhe argatet e Serbis.

Te bashkuar me Vjosen dhe Albinin do ja kthejmi dinjitetin e humbur këtij vendi.

Zot bekoje Rinin e vendit tim të bashkuar rreth Vjoses dhe Albinit do ja dalim ta shpëtojm Kosovën…!

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Erdogan dërgon ndihma mjekësore për vëllezërit në Serbi

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan të hënën njoftoi se vendi do të dhurojë ndihmë …

Leave a Reply

Loading...