Kryefaqja / LAJME / Zv.kryeministri serb me preardhje shqiptare thotë se asnjë kompani në Serbi nuk do të përmbushë kërkesat e Kosovës

Zv.kryeministri serb me preardhje shqiptare thotë se asnjë kompani në Serbi nuk do të përmbushë kërkesat e Kosovës

Zv.kryeministri i Serbisë dhe ministri i Tregtisë, Rasim Lajiq, ka thënë se asnjë kompani në Serbi nuk do të përmbushë kërkesat e Qeverisë së Kosovës që në dokumentacion t’i referohen me emrin kushtetues, Republika e KOsovës.

Ai ka reaguar, pasi sot Dogana ka kthyer prapa 15 maune me mallra serbe që adresë e kishin Kosovën.

“Me të ashtuquajturat masa reciproke, dërgimi i mallrave nga Serbia në Kosovë është zyrtarisht i kufizuar dhe i ndaluar, sepse kushtet janë të tilla që asnjë kompani nga Serbia nuk mund t’i përmbushë ato”, tha Lajiq, duke shtuar se masat e reja “nënkuptojnë ndërprerjen e të gjithë tregtisë në mes të Beogradit dhe Prishtinës”, përcjell REL.

Qeveria në detyrë Kurti ka hequr taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe e ka zëvendësuar atë me masa reciproke. Këto masa janë shtrënguar të dielën, kur u vendos që të ndalohet përdorimin i dokumenteve për produktet bujqësore dhe industriale me emra vendesh që përmbajnë elemente që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe që përmbajnë elemente që mohojnë pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...