Kryefaqja / LAJME / E fyu në ndjenja kombëtare, Eros Grezda grushton futbollistin serb në parking

E fyu në ndjenja kombëtare, Eros Grezda grushton futbollistin serb në parking

Lojtari i Kombëtares kuqezi, Eros Grezda, është përfshirë në një sherr me grushta me futbollistin Antonio Mirko Çolak, në parkingun e stadiumit, ku qëndronin autobusat e të dyja skuadrave, në përfundim të ndeshjes pas ndeshjes Osijek – Rijeka. Kamerat e sigurisë së parkingut kanë treguar momentin kur Grezda i është afruar futbollistit serb, duke e goditur me grusht.

Sipas asaj që ka pohuar Grezda në lidhje me incidentin, Çolak e ka fyer në ndjenja personale dhe kombëtare gjatë gjithë takimit, i cili ishte ishte i tensionuar për 90 minuta. Ky është shpjegimi që Eros Grezda ka dhënë për konfrontimin fizik me Antonio Mirko Çolak në përfundim të sfidës së Kupës së Kroacisë mes Rijeka e Osijek e përfunduar 3-2.

“Nuk është e lehtë për ne të durojmë padrejtësinë në fushë dhe të qëndrojmë të qetë, sidomos kur dikush na fyen. Kur vjen puna te fyerjet e rënda në aspekt personal dhe kombëtar, qoftë si njeri, qoftë si sportist jam shumë i ndjeshëm”, shprehet Grezda pas ngjarjes së ndodhur.

E gjitha kjo ndodhi jo vetëm gjatë ndeshjes, por dhe pas saj. Unë po qëndroja përpara autobusit të skuadrës sime dhe lojtari rival Colak po kalonte para meje në mënyrë provokuese. Jam përballur me provokimet e tij gjatë gjithë ndeshjes. Jetoj për shumë vite në Kroaci. I përmbush detyrimet e mia si qytetar dhe i paguaj taksat dhe nuk e meritoj që dikush të më fyejë për ndjenja kombëtare. Do të marr të gjitha hapat ligjor për të mbrojtur veten dhe nderin tim”, shtoi ai.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...