Kryefaqja / LAJME / Paralajmërohet formimi i një Lëvizje që synon Shqipërinë e Bashkuar

Paralajmërohet formimi i një Lëvizje që synon Shqipërinë e Bashkuar

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar do të jetë lëvizja e re e cila në muajin korrik do të organizojë mbajtjen e Këshillit Themelues. Organizatorët arsyetohen se kjo lëvizje është si domosdoshmëri e kohës për skenën politike shqiptare, në shërbim të kërkesës legjitime të shumicës për Shqipëri të Bashkuar.

Kjo lëvizje e re synon bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar.
Në njoftim e tyre thuhet se Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar cakton muajin korrik për zyrtarizimin e Këshillit Themelues.
“Kemi nderin dhe kënaqësinë të ju njoftojmë se pas konsultimeve brenda Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, kemi marrë vendim që në muajin Korrik të organizojmë mbajtjen e Këshillit Themelues të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar. Në këtë Këshill Themelues do të bëhet prezantimi dhe miratimi i Programit Politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, shpalosja e Platformës për Shqipëri të Bashkuar, do të zgjedhet Kryetari dhe Kryesia e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, deri në mbajtjen e Kuvendit Gjithëkombëtar. Gjithashtu, është marr vendim që pas mbajtjes së Këshillit Themelues, të vazhdohet me organizimet e Këshillave në nivel të Degëve në tërë territorin e Shqipërisë së Bashkuar. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar fton të gjithë shqiptarët pa dallim feje, ideje, krahine, pikëpamje politike dhe shtrese shoqërore, të cilët i bashkon aspirata kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar të anëtarësohen në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar”, përfundon njoftimi i nënshkruar nga Tahir Veliu, ideator i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kurti i reagon Vuçiqit: Gjenocidi, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Tëitter ka reaguar ndaj deklaratave …

Leave a Reply

Loading...