Kryefaqja / KULTURË / Si dhe kush po e nëpërkëmb kryeveprën botërore, polifoninë magjike shqiptare

Si dhe kush po e nëpërkëmb kryeveprën botërore, polifoninë magjike shqiptare

Pr. Dr. Pirro Miso

Si u nëpërkëmb kryevepra botërore e nominuar nga UNESK-o në studimet dhe politikat e institucioneve kulturore dhe shkencore.
Siç dihet nga të gjithë, zhanri i polifonisë shqiptare është një ndër traditat më të përhapura në hapësirat mbarë shqiptare. I pranishëm në pjesën më të madhe në repertorin e trashëgimisë muzikore shqiptare, ky repertor, mbart në vetvete një mori formash ekzekutimi. Format e shumta polifonike kanë qënë e janë të pranishme edhe në muzikën instrumentale, të njohura që në mijëvjeçarin e tretë para er. së re, e të pasqyruara rëndom përmes basoreliefeve etnoorganologjike të arkeomuzikologjisë shqiptare.

Kjo lëndë e pasur muzikore prej kohësh ka qënë në vëmëndje të studiuesve të etnomuzikologjisë, etnoorganologjisë shqiptare dhe asaj të huaj për vlerat e saja të veçanta. Nuk është e rastit që përcaktimet e para të këtij zhanri, si polifoni popullore, e përsëris, si polifoni popullore, u zbuluan që në vitet e para, mbas gjysmës së parë të shek. XX nga profesor Ramadan Sokoli, në botimin: “Folklori Muzikor Shqiptar, Morfologjia”, në vitin 1965”.

Gjatë gjysmës tjetër po të atij shekulli, u shkruan një varg artikujsh studimorë, broshura, antologji me notizime muzikore, kritika muzikore, artikuj studimorë e publiçistikë, realizuar me standarte shkencore të admirueshme, të vlerësuara nga studiues vendorë por edhe personalitete te njohura të etnomuzikologjisë europjane.

Në vitet 80’, u prodhuan disqe me 72 xhiro në bashkëpunim me diskografitë ndërkombëtare nga më të shquarat në rruzullin tokësor si Fonit Çetra etj në bashkëpunim me studiuesin e njohur Beniamin Kruta dhe autoritetin e njohur europjan të asaj kohe, Djego Karpitela. Në epokën e digitalizimit u përpilua një sasi e konsiderueshme video-kompakt-disqesh, si brënda ashtu edhe jashtë vëndit, nga shoqëri diskografike nga më të njohurat. Mjaft autorë, si themeluesi i njohur, Prof. Ramadan Sokoli, çifti gjerman, Doris dhe Errik Shtokman, të cilët për herë të parë propaganduan polifoninë toske e çame përmes veprës së tyre studimore madhore në gjuhe të huaj, profesorë e botues të shquar, veçanërisht studiues të mirëfilltë të polifonisë shqiptare, në Shqipëri ashtu dhe jashtë saj si: Sokol Shupo, Beniamin Kruta, Kostas Loli në Greqi, Ahmet Daja në Austri, Spiro Shetuni, sot në Amerikë, Eno Tashko Koco, Angli, Rexhep Munishi në Kosovë, autori i këtij kumtimi, etj., e mblodhën këtë kulturë në terren, e sistemuan atë në arkivat e shtetit dhe mbi atë bazë e studiuan duke formuar një literaturë të gjërë botuese studimore me arritje shkencore të njohura brenda dhe jashtë vëndit. Eshtë pikërisht kjo literaturë studimore shkencore e cila bëri të mundur formimin si dhe bazën themelore të strukturës së dosjes që u paraqit në UNESKU duke ndikuar drejt për drejt në nominimin e zhanrit të polifonisë popullore shqiptare, të marrjes së saj në mbrojtje si kryevepër botërore, e theksoj edhe njëherë, pikërisht nga këto arritje.

Mendohej se ruajtja e kësaj trashëgimie nga politikat e ndjekura të institucioneve kulturore e shkencore, mbas këtij nominimi nga kjo organizatë, do ishte më e rafinuar, me një efekshmëri më të lartë duke menduar se autori i paraqitjes së dosjes, akademiku aktual, Pr.Dr. Vasil Tole, në poste zyrtare vazhdimisht të larta, do ndiqte një strategji kombëtare, gjithpërfshirëse, përmes institucioneve shtetërore të cilat mund të ndikonin në aplikimin e politikave konstruktive në këto këndvështrime themelore:

Së pari, në mospërfshirjen e strukturave të shumta polifonike, vokale, intrumentale, vokale-instrumentale që janë të përhapura gjërësisht në hapsirat shqiptare e që po përgjumen, si nga mos njohja e tyre si struktura por edhe nga harresa dhe mungesa e theksuar e stimujve organizativë e shkencorë. Në këtë dhjetëvjeçarë kemi parë se si organizohen vetëm dy zhanret e polifonisë, labe dhe pjesërisht ajo Toske. Një mori strukturash polifonike të tjera tradicionale me interesa shkencore e praktike janë lënë tërësisht në harresë e po humbasin në errësirën e shekujve.

Së dyti, në një mënjanim të studiuesve nga aktivitetet e organizuara të përvjetorët e përvitshëm të UNESKU-t, studiues të cilët jetën e tyre i a dedikuan seriozisht zhanrit të polifonisë përmes konsolidimit të botimeve shkencore, brenda dhe jashtë vëndit. Monopolizimi tërësor i këtyre aktiviteteve i transformuan aktivitetet në rutina të rëndomta amatoreske, vetëm për të zhvatur fonde nga taksapaguesit shqiptare që po zhvaten në mënyrat më abuzive, pikërisht nga persona të veçantë të nstitucioneve qëndrore kulturore.

Së treti, në një mospjesmarrje aktive dhe të diferencuar të grupeve polifonike, të bartësve më të shquar popullorë, pra, të bazës themelore që e krijoi, e ruajti dhe e zhvilloi më tej zhanrin e polifonisë duke e mbajtur gjallë në gojën e mëndjen e grupeve të shumta polifonike, duke bërë diferencime, me përzgjedhje personale, nisur po nga këto interesa materiale,

Së katërti, në përvehtësimin dhe monopolizimin tërësor të aktiviteteve artistike vetëm nga një person i vetëm, në organizime rutinë, pa mbështetje shkencore duke mënjanuar mëndjet e ndritura të etnomuzikologjisë shqiptare, veçanërisht specialistët e polifonisë shqiptare dhe zëvensimin e tyre me turma injorantësh në aktivitetet rajonale, të marrë prej veshi, në joshje të një lëmoshe për të mbështetur e aprovuar aktivitetet formale butaforike të cilat u bënë si një sport aktiv e garë se kush mund të përfitojë fonde e kush mund të kompromentojë më shumë drejtuesit e Ministrive që dispononin këto mundësi materiale. Pikërisht me këto forma abuzimi, degjeruan më tej strategjitë e ruajtjes, strategjitë e politikat e zhvillimit të zhanreve polifonike si vokale ashtu dhe ato instrumentale.

Së fundi, në postin e një zyrtari të lartë, për shumë vite në institucionet kulturore, ky autoritet, sot Akademik e sekretar shkencorë i kësaj Akademie, nuk duhet të lejonte degjenerimin, në mënyrat më abuzive, nga institucionet si dhe kuadrot e pa specializuara, të kritikuara për organizimet më abuzive të festivaleve rajonale dhe kombëtare duke përfshirë veçanërisht ato polifonike të cilat, nën mbrojtjen e UNESKU-t, duhet të gjallonin në standarte të kualifikuara shkencore e jo rutinore.

Nuk mbahet mend që, qofte edhe në një aktivitet të kësaj natyre, përgjatë një dekade, që nga nominimi i UNESKU-t, të jetë ftuar qoftë edhe një specialist i vetëm i etnomuzikologjisë, etnoorganologjisë madje, qoftë edhe një studiues i mirëfilltë i polifonisë. Duke aplikuar këto forma abuzimi si dhe monopolizimin tërësor të aktiviteteve artistike, pa mbështetjen shkencore në format më abuzive që u aplikuan, u nëpërkëmb e u ndot pikërisht ai nominim që organizata e UNESKU–t e ngriti zhanrin e polifonisë në shkallën më të lartë të jerarkisë botërore.

Cili është kontributi i atij që pretendon se është autori i dosjes, mbas aprovimit të saj nga kjo organizatë botërore, i ish zyrtarit të lartë në sferat e institucioneve te kulturës, atualisht i akademikut Pr. Dr. Vasil Tole, në zbatimin me rigozitet të normave të ruajtjes dhe stimulimit të mëtejshëm të këtij nominimi që i u bë polifonisë shqiptare nga UNESKU? Përgjigjjet janë të thjeshta dhe mjaft të dukëshme për këdo. Për hir të së vërtetës, asnjë nuk mund të mohojë botimet e shumta, enciklopedite e pa numurta me shkrime e publikime të përsëritura e të ripërsëritura e të njëpasnjëshme rreth “isopolifonisë”, pa një laborator individual të autorit por vetëm të kompiluar nga materiale të gatëshme, të pa cituara e të përvehtësuara në një masë të egzagjëruar. Edhe sikur të duam t’i fshejmë këto botime edhe pse butaforike, nuk do mund ta bënim dot qoftë edhe për shkak të jehonës dhe paraqitjeve me një madheshti solemne, në Ëbsite, në sallat e institucioneve më të larta shkencore akademike me materiale që serviren si shkencore, me nivele nga më qesharaket madje me reçensentë të huaj, të pa njohur, madje edhe jashtë fushave për të cilin ata i mbrojnë në sallat e Akademisë së Shkencave. Rasti i fundit i promovimit të tre botimeve akademike në sallën aktuale të Akademisë së Shkencave, “Pse qanë kuajt e Akilit”; “Sprovë për një fjalës të muzikës popullore homofonike të Shqipërisë së Veriut”; 100 këngë, himne dhe marshe patriotike shqiptare”, tregojnë qartë përdorjen e emrit të kësaj Akademie për propagandimin e botimeve të këtij akademiku, nëpërkëmbjet e vazhdueshme që ky profesor po i bën institucionit më të lartë akademik, konformimit të drejtuesve aktual të kësaj akademie mbi të gjitha nëpërkëmbjes së nominimit të një prej organizatave më të fuqishme botërore e cila mori zhanrin e polifonisë në mbrojtje duke e nominuar atë si kryevepër botërore.

Ja çfar shkruan një studiues i polifonisë, profesor i njohur shqiptar në një kritikë të mirargumentuar, botuar në një broshurë speciale e titulluar: “Etnomuzikologjia shqiptare në udhëkryq“. Po veçoj vetëm një frazë të kësaj analize shkencore: …….“Një suprizë të tillë, thotë kritiku, e kemi hasur prej kohësh në një varg botimesh të z. Vaso Tole, të shpërndara sa në artikujj të ribotuar në libra aq edhe në pjesë librash të botuara si artikuj dhe bile edhe në libra të botuara brenda librave pa asnjë redaktim apo ripunim të veçantë“.

Nisur edhe nga qëndrimet e disa akademikëve aktualë të cilët janë bërë e po behen një ombrellë e shëmtuar e këtyre perversiteteve duke e konsideruar shumkuptimësinë e termit “isopolifoni“ si shprehje të larmisë kulturore të kësaj dukurie shpirtërore të cilat kanë zënë vëndin e merituar në “Fjalorin e Gjuhës Shqipe“. Por, le të ndalemi në një aspekt tjetër që prek emërtimin e këtij zhanri të emërtuar si “isopolifoni“ dhe “isopolifoni me vegla“ pasi me botimet e akademikut etnomuzikologjia dhe etnoorganologjia shqiptare ka shumë punë e kohë për ta dalë nga udhët kryq që e ka futur ky akademik e për ta risjellë atë në autostradën e dikurëshme të sukseseve të saj.

Në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, sendërtuesi i termit, Prof. Ramadan Sokoli, gjykoi e paraqiti, në mënyrën më analitike, të gjithë kuadrin strukturor të zhanreve muzikore shqiptare, veçanërisht, një ndër zhanret muzikore vokale e instrumentale shumzërëshe, me shoqërim dhe pa shoqërim, më të përhapurat e më të dashurat e një mase të konsiderueshme të hapsirave shqiptare duke e emërtuar Polifonia Jonë Popullore. Togëfjalëshi, i mirmenduar e i strukturuar përfshin tre këndvështrime themelore përcaktuese:

Së pari, themeluesi e quajti polifoni, që do të thotë shumzërësh, i gjykuar jo vetëm nga numuri i këngëtarëve por nga cilësia e organizimit të tyre. Për themeluesin ishin pikërisht kontrastet melodike mes zërave të grupit si dhe individualizimi i tyre mes njëra tjetrës, të harmonizuara me një magji të veçantë. Pikërisht, ky është edhe elementi bazë që shtrohet edhe në vokabolarët muzikorë më të zgjeruar të rruzullit tokësor që, një strukturë muzikore shumzërëshe të quhet polifoni.

Së dyti, me fjalën “Jonë”, profesori nënkuptoi polifoninë shqiptare e jo një polifoni të një vëndi tjetër pasi gjykoi që ky zhanër paraqitej me nje specifikë temperamentale origjinale, krahasuar me polifonitë e popujve të tjerë e jo siç kërkon me këmgulje akademiku, në mënyrë të përsëritur e tendencioze në botimet e tija që, prejardhjen e zhanrit të polifonisë t’i a atribuojë një kombi tjetër dhe

Së treti, me fjalën Popullore, autori përfshiu, jo vetëm konceptin e hapësirës, kohës dhe shtrirjes të këtij zhanri në hapsirat shqiptare por edhe format rudimentale të një polifonie që dallonte dukshëm, në pikpamje të zhvillimit nga ajo kulte, siç janë, fjala bie, preludet dhe fugat e bahut.

Themeluesi, në shpjegimet e demostrimet përfshiu gjithashtu edhe muzikën shumzërëshe instrumentale, madje edhe vokale instrumentale duke e përcaktuar si: “polifoni vokale të përcjellun me vegla”. Edhe për këtë term, akademiku u përpoq e po përpiqet me vendosmëri e mospërfillje shkencore ta quajë: “isopolifoni e veglave muzikore”. Termi Polifonia Jonë Popullore, është termi themelor që është përdorë, pa u ndryshuar edhe në isimpoziumet kombëtare, ato ndërkombëtare rreth polifonisë shqiptare si edhe në të gjitha botimet akademike shkencore që janë realizuar përgjatë këtij shekulli, si brënda ashtu edhe jashtë saj.

Në median e shkruar ka edhe ndonjë shkrim i cili paraqet gjykime e përfundime në mbrojtje të termit “isopolifoni”, kryesisht nga autorë të profileve të Letrsisë Gojore. Duke mos e dalluar thelbin e elementëve diferencues, mes termit të konsoliduar si “polifoni popullore” dhe “isopolifoni”, prof. Agron Fico, e pranon vetë me këto fjale duke shkruar: “nuk e kuptoj dhe as shoh ndonjë ndryshim thelbësor në vështrimin gjuhësor midis këtyre dy emërtimeve të këngëve shumzërëshe të jugut“. Botuar në 19 nëntor, 2014, në gazetën Telegraf“. Duke e përsëritur në dy arsyetime të ndryshme këtë frazë, profesori i letërsisë gojore, të lë përshtypjen se është më se i bindur në gjykimin e tij.. Por, sendërtimi terminologjik i shumzërëshit nuk mund të realizohet përmes metodës krahasuese, duke baraspeshuar të dy termat në një kandar të vetëm. Ai mund të realizohet vetëm përmes metodave bashkëkohore, e konkretisht përmes metodës analitike, si e vetmja metodë që mund të siguronte kuptimin përmbajtësor të termit, mbi të gjitha, vetëm në mardhënie të ngushtë mes linguistikës dhe etnomuzikologjisë. Eshtë në dijeni profesor Fico se termi “isopolifoni” nuk gjëndet i sendërtuar në asnje rrjesht të botimeve të pa numurta të “isopolifonisë” së akademikut? .

Një këndvështrim të përafërt përdor edhe një autor tjetër, përsëri i profilit të Letërsisë në fushën e gazetarisë. Z. Aleksandër Çipa mendon se “………polifonia ka për fjalë e shprehje sinonimike, duke vazhduar të rendisë një seri flalësh që autori mendon se kanë të njëjtin kuptim të tilla si: “këngë shumëzërëshe, vënçe, labçe, këngë kokë më kokë, etj.,………”. Duke e parë termin vetëm nga një këndvështrim, z. Cipa duhet të mësojë se termat që citon nuk janë sinonimike por polisemike. Shumzërëshi mund të jetë homofonik, kur të gjithë, vijën melodike, e këndojnë korrektësisht pa dallime ose kur ata e ndjekin atë me intervale diferencuese. Termi shumzërësh, gjithmonë nga bartësit, përdoret edhe për strukturën heterofonike, kur kjo vijë melodike devijohet nga anëtarë të grupit, me tendencë për të formuar diferencime mes zërave por, pa formuar individualitete mes tyre. Në literaturën shkencore termat janë të mirpërcaktuar dhe mirorientuar në kuptimin përbajtësor të tyre. Në mjaft raste themi: shumzërësh diafonik por edhe shumzërësh antifonik e mbi të gjitha, mund ta cilësojmë shumzërëshin si shumzërësh polifonik vetëm kur kjo bashkësi zërash kanë individualitete mes tyre. Pra, konkluzioni që mbështesim qëndron në faktin se, shumkuptimësia e termit ose termave, pa elementin përcaktues përmbajtësor, e ç’orienton lexuesin. Disa nga termat që përdorin bërtësit të tilla si: labçe, vënçe, kokë më kokë, etj. edhe mund të qëndrojë në praktikat mes bartësve pasi ato shërbejnë si zhargon në komunikimin mes njëri tjetrit. Vetëm ata mes tyre mund të kuptohen me këtë terminologji dhe kjo është e natyrshme dhe i kjo dukuri nuk asnjë arsye të ndalohet. Një studiues apo lexues do ishtë i pa qartë të orientohej në munges të elementit përcaktues që termi duhet të përmbajë. Ndaj, është e domosdoshme dhe e pa shmangëshme që, termi të ketë emementin identifikues e përcaktues të fushës përkatëse në proceset studimore dhe botuese. Pa mbiemrat cilësorë të shumzërëshit: homofonik, heterofonik, antifonik, diafonik e sëfundi polifonik, emërtimi i polofonisë si shumzërësh do ishte tërësisht i pa qartë se për çfar shumzërëshi bëhet fjale. Fatkeqësisht, me keqardhje, edhe në strukturat e larta akademike ndjen tek ndonje drejtues konformimin me këto abuzime që po bëhen në dritën e diellit. Këto ishin edhe disa nga shpjegimet, të thëna shkurt, rreth strukturave të shumzërëshit për të cilat, vetëm nga pa dija, është hedhur një tymnajë e cila ka irrituar bartësit dhe opinionin shkencorë duke dëmtuar imazhin e polifonisë popullore origjinale shqiptare e duke e deformuar këtë formë të zhvilluar të jerarkisë së shumzërëshit, nga një strukturë shumzërëshe kontrastuese individuale e linjave melodike në “isopolifoni” që do të thotë njëtrajtshmëri e linjave të këtij shumzërëshi.

Por, daullet, propaganda shfrenuese që afishohet nga lloj lloj sipërmarrësish matrapazë, jashtë profilit, të instaluar pas institucioneve shkencore më të lartë të trashëgimisë kulturore shkencore albanologjike, vazhdojnë të këmgulin me arrogancën e tyre. Janë pikërisht këta elementë, të diskredituar, që fatkeqësisht po mbrohen e përkrahen nga një tufë tjetër injorantësh që përsërisin shpesh në media duke thëne se, “në qoftë se nuk organizohen aktivitete konçertale po nëpërkëmbet kryevepra botërore”, etj., etj.. Të gjitha këto manovrime kanë patur e kanë për qëllim vetëm zhvatjen e fondeve, përfitimet monetare, ndarjen mes atyre që kanë çelsat e firmat të arkës. Këtyre protagonistëve të mirënjohur, nuk po i lëviz as qerpiku më i vogël duke zhvatur për gati një dekadë, arkën e shtetit, në bashkëveprim me titullarët që i administrojnë këto fonde, mes joshjeve të talentuara që realizohen me një dhunti tepër të kualifikuar të atyre që i ha meraku se po nëpërkëmbet poliifonia, duke e degjeneruar atë që institucionet ndërkombëtare të cilët e kanë vlerësuar këtë zhanër duke u nisur nga qëllimet më sublime për ta ruajtur këtë trashëgimi e jo për ta degjeneruar në shkallët më të larta të jerarkisë institucionale vetëm për qëllime të mëtejëshme përfitimi. E themi, për qëllime të mëtejëshme përfitimi pasi, nga bunkerizimi i informacionit, ende nuk dihet në se ky organizëm madhor ndërkombëtar ka financuar në forma monetare rreth këtij nominimi apo jo? Dihet se, në raste të tjera ky forum botërorë, në vlerësime ë kësaj natyre, ka financuar shuma të konsiderueshme me qëllim ruajtjen e tyre. Natyrshëm del pyetja: A ka fincuar kjo organizatë ndërkombëtare për këtë nominim? Në qoftë se po, atëherë ku kanë shkuar këto fonde. Nuk kemi asnjë arsye që vazhdimisht të kërkojmë fonde nga taksapaguesit shqiptarë në qoftë se rreth ëtij nominimi janë dhënë fonde përkatëse nga kjo organizatë madhore.

Për sa u tha më lartë, organet e larta shtetërore duhet të preokupoheshin seriozisht për këto nivele të larta abuzimi. Këto organe duhet të preokupohen seriozisht edhe për një ristrukturim të institucioneve kërkimore shkencore e akademike, veçanërisht ato albanologjike, të cilat prej kohësh e kanë humbur kredibilitetin e tyre në realizimin e detyrave më të rëndësishme që shteti, taksapaguesit shqiptarë i a kanë besuar këtë magji shumshekullore për ta ruajtur mes politikave konstruktive.

Këto ishin edhe disa nga problemet që u diskuruan para disa ditësh i quajtur: “Forum Për Debat”, i organizuar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave në sallën Metropol me pjesmarrjen e gjërë të studiuesve dhe krijuesve më të njohur.

Nga përfundimet e këtij forumi i u dërgua institucioneve të larta shkencore një rezolutë rreth vendimeve të saja me qëllim mënjanimin e dukurive negative dhe abuzimeve që po shfaqen gjatë kësaj dekade rreth keqpërdorimit të nominimit të organizatës botërore të UNESKU-t e cila e vlerësoi zhanrin e polifonisë popullore shqiptare si kryevepër botërore, me qëllim sensibilizimin e autoriteteve qeveritare, kulturore e organizative si dhe ato shkencore për një strategji të mirmenduar e konstruktive për të rikuperuar format e politikave integruese kulturore për një ndikim më të fuqishëm në procesin e ruajtjes, zhvillimit dhe integrimi të kësaj kulture shkekullore në konceptet e kulturalizmit europjan.

Por si reaguan e si po reagojnë këto institucionë edhe mbas pjesmarrjes së gjërë të specialistëve shqiptarë të polifonisë në “Forumin për debat”, oganizuar nga Akademia e Arteve dhe e Shkencës”? Fatkeqësisht po ndeshemi më fuqishëm me një indiferencë e përkrahje, në një konformizëm të shëmtuar, me argumenta nga më qesharaket, nga ata që kryesojnë institucionet kërkimore shkencore e veçanërisht nga Akademia e Shkencave Shqiptare.

Pr. Dr. Pirro Miso

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Historia e gruas që rriti dy fëmijë nën këtë gurë

Guri i plakës, është një histori e cila duke u përcjellur brez pas brezi, jeton …

Leave a Reply

Loading...