Kryefaqja / OPINION / Dy vëllezërit nga Kosova këshillojnë Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes

Dy vëllezërit nga Kosova këshillojnë Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes

E martë, 12 korrik 2016

Prishtinë

22 °C

  

    

Dy vëllezërit nga Kosova këshillojnë Sekretarin Amerikan të MbrojtjesDy vëllezërit nga Kosova këshillojnë Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes11.07.2016|21:35

0

Duke punuar në politikën e mbrojtjes dhe atë të jashtme, vëllezërit Bajraktari shoqërojnë liderët e agjencisë së tyre në të gjitha udhëtimet ndërkombëtare.Do të duket shumë e vështirë se si dy vëllezër shqiptarë, të zhvendosur nga Prishtina e shkatërruar nga lufta, pra Kosova, arritën të sigurojnë pozita të nivelit të lartë, duke punuar në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes. Megjithatë, ky është tregimi i vërtetë ku Ylli dhe Ylber Bajraktari gjendet tash, në rrugën e tyre të pazakontë në strehën e brendshme e Pentagonit. Të dy emigruan në Shetet e Bashkuara të Amerikës në të njëzetat e tyre, edhe pse ata morën rrugë të ndryshme, shkruajnë mediat amerikane. Miqtë dhe të njohurit e tyre iu ndihmuan që të gjejnë punë dhe të aplikojnë në universitetet e SHBA-së. Përfundimisht, ata u bënë qytetarë amerikanë. Tani ata janë duke u marr me çështjeve botërore, duke i mbajtur shefat e tyre të informuar çdo ditë me çështjet e politikës së jashtme dhe veprimet e departamentit, Shtëpisë së Bardhë, komunitetit të inteligjencës dhe vendet të tjera për informacionin më të fundit. Eric Rosenbach, shefi i shtabit të Ashton Carterit, tha se ata janë dy nga njerëzit më të përkushtuar që ai njeh.

Ata janë duke mbrojtur interesat e SHBA dhe duke bërë atë në një në një mënyrë që sjell një perspektivë shumë më të shkolluar në lidhje me rolin e Amerikës në botë. Bajraktarët, të cilët janë rritur duke folur gjuhën serbe dhe shqipe, tani ndjehen borxhli ndaj Shteteve të Bashkuara dhe për njerëzit që i ndihmuan ata përgjatë kësaj rruge.

Ylberi arriti të shkojë në SHBA në vitin 1999, dhe konsiderohet një viktimë e spastrimit etnik të Serbisë.

Ylli është kthyer në Kosovë pas luftës për të ndihmuar familjet e tyre që të vendosen në shtëpi. Tre vjet më vonë, ai i kthye në SHBA me gruan e tij. Për Ylberin të punosh për politikën dhe për Sekretarin e Mbrojtjes Ashton Carter, kjo do të thotë që t’i sigurosh atij informacione të përunuara mbi sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme.

 Ylli Bajraktari (i dyti nga e djathta) me zv/sekretarin e Mbrojtjes, (i treti nga e djathta) 

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Rexhep Qosja: Bashkimi i Kombit të ndarë, misioni i dy qeverive

Para më tepër se një viti ishte bërë publike nisma për krijimin e një Akademie …

Leave a Reply

Loading...