Kryefaqja / OPINION / Akademik Milazim Krasniqi : Çajupi idiot!

Akademik Milazim Krasniqi : Çajupi idiot!

Nga Fahri Xharra
“Zot i math e i vërtete, 

çdo pun’ e ke bërë vetë; 

bëre qiejtë dhe denë, 

bëre yjtë dhe dhenë, 

bëre diellin’ me dritë, 

bëre nat, e bëre ditë, 

bëre erënë dhe retë, 

bëre pemëtë me fletë, 

bëre hënëzën me yje, 

bëre fusha, male, pyje, 

bëre zogjtë, që këndojnë 

dhe lulet që lulezojnë, “

bëre arinë dhe derrë, 

bëre… po ç’nukë ke bërë? 

Bëre botënë të tërë, 

bëre dhe djallë me brirë! 

Çdo pun’ e ke bërë mirë, 

po një gjë bëre pa mënde 

dhe prishe punën tënde: 
Kur bëre derr’ dhe arinë, 

Ç’deshe që bëre Turqinë? 

Se të mos qenkej kjo farë, 

bota do të vinte mbarë, 

dhe do të lulëzonte, 
Këto janë vargjet e njërës prej poezive që e kanë renditur Andon Z. Çajupin në panteonin e rilindësve shqiptarë, por edhe që shpreh frymën ideologjike të korifenjve të kësaj lëvizjeje të madhe kombëtare, të De Radës, Naimit, Fishtës, etj. Lëvizja e tyre për të zgjuar ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve që jetuan 500 vjet nën shtypjen dhe robërinë e Turqisë, pasoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë (1912).

Në epokën e vlimeve të mëdha antishqiptare ( 1991 e deri sot , në vazhdimësi ) e kemi një “perlë” , një “margaritar “ të sharjeve të pa kontrolluara ndaj cdo gjëje shqiptare- Milazim Krasniqi ( shkrimtar , akademik , profesor dhe argat në shërbim të antikombit )

Nuk kam kurrfarë mëshirë letrare ndaj kësaj krijese që e quajti Anton Zako Çajupin idiot!

Gazetat shkruanin: “Nuk kanë të ndalur fyerjet e Milazim Krasniqit ndaj vlerave tona të komit . Pos aferës dhe rrëmujës që ka krijuar në Universitetin e Prishtinës , tani me është përqendruar me të gjitha forcat t’i përdhunos dhe t’i përbaltë figurat ma madhështore të kombit që përmes tyre sendërtoj trupin e vet si popull . Milazim Krasniqi përmes kësaj videoje qe po ju prezantojmë pozicionohet hapur në anën e ish pushtuesve osman nga e cila poezitë e Çajupit të madh i quan idiotiste dhe e përsërit disa here se Anton Zako Çajupi është “idiot” që përmes poezisë së tij e luftoj pushtuesin pesë shekullor. Ky njeri me deklaratat e vat ma po shihet se është i shtyre nga pikëpamja ideologjike e tij të hapë plagë të reja mbi vlerat tona duke i minimizuar dhe duke e çmuar atë të pushtuesve , nga e cila vetvetiu rrjedh pyetja se ku janë ata student? . Ku janë ata profesor ?. Ku janë ata intelektual dhe ky brez qe lejon një bir otomani , një vehabist, një ekstremist fetar me apetite islamike ta terrorizoj epokën e Rilindjes sonë kombëtare të letërsisë, që pjesë e saj është edhe i madhi Anton Zako Çajupi. “ ( shtypi i përditshëm) “

Kush është Çajupi ? është një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të letërsisë përparimtare shqiptare. Me veprat e tij, që shquhen nga patriotizmi luftarak, fryma e spikatur demokratike, karakteri Popullor, spontaniteti dhe realizmi në pasqyrimin e jetës, ai dha një ndihmesë të çmuar në përparimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë sonë kombëtare. .

Me Milazimin e fillojmë gjykimin e epokës së turpit antishqiptar.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Rexhep Qosja: Bashkimi i Kombit të ndarë, misioni i dy qeverive

Para më tepër se një viti ishte bërë publike nisma për krijimin e një Akademie …

Leave a Reply

Loading...