Kryefaqja / OPINION / Sot, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta, i ka dhënë dekoratën më të lartë Kryeministrit të Malit të Zi 

Sot, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta, i ka dhënë dekoratën më të lartë Kryeministrit të Malit të Zi 

Sot, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta, i ka dhënë dekoratën më të lartë Kryeministrit të Malit të Zi z. Millo Gjukanoviq, “Urdhërin e Flamurit Kombëtar”! z. Meta foli shqip në Parlament, sikur bëri punë të madhe. Gjuha shqipe ka qenë e garantuar me Kushtetutë dhe me ligj në Parlament z. Meta. Tuzi nuk kërkon Pavarësi për Komunë z. Meta, por Malësia me qendër Tuzin kërkon të drejtën për vetëqeverisje lokale. Termat nganjëherë janë edhe domethënës e edhe mund të keqkuptohen. Kush është ai person që mund të ta ndalonte të flisje shqip në Parlament.?! Ata janë të detyruar të kenë përkthyes, kështu që nuk ke bërë ndonjë punë të madhe. Shumë gjëra të tjera i ke lënë pa përmendur, për të cilat është dashur të flisnit. Po punësimi proporcional në organet administrative i shqiptarëve? Po kthimi i pronave të shqiptarëve? Po përdorimi i teksteve mësimore në gjuhën shqipe nga Tirana? etj, etj. Apo duhet të presim që të vish herën tjetër. Eeee tani vërtetohet thënja: “presim ardhjen tënde”. Fatëkeqësisht mendoj se shqiptarët në Mal të Zi nuk janë “urë e mardhënieve” midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, por janë rrugë e shtruar ku ju kaloni me këmbë përmbi ta duke i shkelur. Kështu nuk u sigurohet e ardhmja shqiptarëve në Mal të Zi.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Rexhep Qosja: Bashkimi i Kombit të ndarë, misioni i dy qeverive

Para më tepër se një viti ishte bërë publike nisma për krijimin e një Akademie …

Leave a Reply

Loading...