Kryefaqja / OPINION / Zyrtarizohet Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Zyrtarizohet Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Shkruan:Urim Saliu

Është zyrtarizuar sot “Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar”, gjatë një ceremonie të mbajtur në sallën e kuqe në Prishtinë.
Organizatorët shpalosen programin politik ku njëkohësisht u përurua edhe libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” , libër ky i cili parasheh bashkimin e trojeve shqiptare.
Ideatori i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar njëkohësisht autori i librit, Tahir Veliu tha se në jemi një komb dhe duhet të kemi një qeveri, një shtet dhe një gjuhë, si dhe paraqiti nevojën për t’i bërë ballë shtypjes, asimilimit dhe heshtjes së trojeve shqiptare.
“Sot është e domosdoshme që të ndryshojë pozita e popullit shqiptar, çështja kombëtare shqiptare kërkon një vizion të qartë të projektimit të së ardhmes për t’i bërë ballë shtypjes, asimilimit, hedhjes së trojeve shqiptare dhe robërimin që fqinjët tanë akoma e trajtojnë popullin tonë autokton, robër të luftës dhe territorin tonë e shfrytëzojnë pamëshirshëm si plak të luftës. Ne jemi një komb, duhet të kemi një shtet, vetëm një flamur, një gjuhë, një qeveri, një ushtri, një polici, një pasaportë, një kombëtare dhe vetëm një abetare. Integrimi i shqiptarëve i ndarë në gjashtë pjesë do të thotë vazhdim i diskriminimit, asimilimit dhe nënshtrimit duke rrezikuar çështjen tonë kombëtare”, tha Veliu.
Historiani, Hakif Bajrami tha se mos prezenca e politikanëve as nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia në këtë ceremoni, tregon se nuk jemi të gatshëm për bashkim kombëtar. Ai ka folur edhe për çështjen aktuale të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, duke thënë se Kosova nuk ka tokë për t’i falur Malit të Zi
“Vetë serioziteti që asnjë politikan ne funksion nuk është këtu, as nga Kosova, as nga Shqipëria , as nga Maqedonia e as nga oazat tjera shqiptare që na kanë mbetur në robërinë, tregon se nuk jemi të gatshëm. Unë nuk mund të flas ndryshe pos ashtu siç më ka mësuar Hasan Prishtina. Nuk mund të flas ndryshe pos ashtu siç më ka mësuar Adem Demaçi. Nuk mund të flas ndryshe jashtë kornizave të Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe Adem Jasharit. Ne nuk kemi tokë me i falë Malit të Zi”, tha Bajrami.
Frashër Racaj, konsulent i autorit, tha se libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” parasheh bashkimin e trojeve shqiptare në modelin klasik dhe mohon fuqishëm idenë e bashkimit ose integrimit të shqiptarëve në Bashkimin Evropian.
“Platforma për Shqipëri të bashkuar parasheh bashkimin e trojeve shqiptare në modelin klasik dhe mohon fuqimisht idenë e bashkimit ose integrimit të shqiptarëve në Bashkimin Evropian para formimit të shtetit kombëtar të shqiptarëve, Shqipërisë së bashkuar. Platforma për Shqipëri të bashkuar bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila është miratuar në referendum popullor dhe është pranuar nga ekspertë ndërkombëtarë të Komisionit të Venecias dhe ekspertë të NATO-s”, tha Racaj.
Ngjarja ka vazhduar me zgjedhjen e kryetarit dhe Këshillit Nismëtar të LSHB-së, ku në krye të kësaj lëvizje u emërua vetë ideatori i saj, Tahir Veliu.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Rexhep Qosja: Bashkimi i Kombit të ndarë, misioni i dy qeverive

Para më tepër se një viti ishte bërë publike nisma për krijimin e një Akademie …

Leave a Reply

Loading...