Kryefaqja / OPINION / 1710 VJET MË PARË KOSTANDINI ZGJIDHET PERANDOR. NJIHUNI ME HISTORINË E JASHTËZAKOSNSHME TË PËRANDORIT MË TË MADH TË HISTORISË SË ROMËS ME ORIGJINË SHQIPTARE

1710 VJET MË PARË KOSTANDINI ZGJIDHET PERANDOR. NJIHUNI ME HISTORINË E JASHTËZAKOSNSHME TË PËRANDORIT MË TË MADH TË HISTORISË SË ROMËS ME ORIGJINË SHQIPTARE

Kostandini i Madh
306 – Konstandini shpallet perandor nga legjionet e tij – praktikë e zakonshme e shpalljes së perandorëve të Romës ku legjionet gjithashtu rrëzonin perandorë. 9 vjet më vonë, më 315, Harku i Konstandinit përfundon pranë Koloseut për të përkujtuar fitoren e tij në betejën e Urës Milvian më 312, betejë e cila i hapi udhën shtrirjes së krishtërimit në Evropë.
Kostandini i Madh mbetet figura më e madhe e historisë së Shqipërisë. Ai ishte një nga emrat e shquar ilirë që arritën të bëhet perandor e që ndryshoi rrjedhën e histirisë së perandorisë.
Kostandini lindi në atë pjesë të Ilirisë që sot njihet me emrin (Nish), rreth AD 274-337. Sundoi 31 vite (306- 337). Emri i tij i lindjes ishte Flavius Valerius Constantinus. Ishte djali i Komandantit ilir Constantinus Chlorus. Ne vitin 305 ai ishte bashke-perandor. Nje vit me pas u bashkua me te atin ne Britani.
Ishte nje besimtar i madh. Dita e dielë që sot është ditë pushimi në mbarë botën, u propozua prej tij. Ai kishte pare ne ëndërr dy fjale ne qiell (me kete shenje ti do jesh fitues (in hoc signo vinces). Pas kesaj mposhti Maxentius ne betejn e Ures se Milvianit, afer Romes. Ka qene nje cast histoik dhe i nderuar. Senati italian e priti fituesin si shpëtimtar te Romës. Kësisoj, nga nje pagan adhurues i diellit, Kostandini nisi te shikonte krishterimin si nje fatndjellës fitoresh.


Beteja në Romë
Ka vendosur te ndalohej keqtrajtimi i te krishtereve. Pas kesaj Kishes iu dha mbrojtje dhe dhurata financiare. Asokohe, ishte ne mode te ishin dy bashke- perandore, ose edhe tre. Kostandini ishte shume i madh sa nuk mund te pranonte askend prane fames se tij. Ndaj shpërtheu lufta për pushtet mes tij dhe Licinius nga ku iliri strateg doli ngadhënjyes dhe si nje kampion i Krishtërimit.
Ai u bë perandor edhe i Lindjes dhe Perendimit. Paraardhesi i tij, iliri Diocleciani kishte nisur te bente ndarjen e autoritetin civil dhe atij ushtarak. Kostandini i Madh e përfundoi këtë nismë vlerëmadhe.
Gjaku i te parëve e thërriste diku gjetke ka vendosur te ndertonte nje qender te re te Perandorise, larg Romes, përtej brigjeve andej nga ku kishin ardhur te paret e tij, diku afer Trojes se famshme. Mbi qytetin 7mije vjecar Buzeanum,ose i njohur si Byzantium. Greket duan ta bejne te tyren Byzantin,por kjo nuk eshte e vertete,me shume ka pasur gjasa te kete qene pellazgjik nga ai brume kuture nga erdhen iliret,maqedonet,epirotasit,pra paraardhesit e shqiptareve.
Qyteti i lashte ka ndjere zhurmat e nismes se madhe ne vitin 326 dhe perurimi ka ndodhur 4 vjet me vone. Me pas qyteti do te zgjerohej e zgjerohej,duke ardhur tek Stambolli i sotëm.
Kostandini ndertoi kisha ne Token e Shejntë, ku sipas tij e ëma kishte gjetur kryqin origjinal ky ishte mberthyer Krishti. Nëna e tij ishte e krishtere, ndërsa Kostandini i Madh u baptizua ne castet e vdekjes,me 22 maj 327).
U bë burim frymëzimi për skulptorë , piktorë dhe shkrimtarë të kohës. Gjeniu i ikonografisë shqiptare, Onufri i ka kushtuar atij disa nga pikturat e famshme.


kostandini sipas onufritPikturë e Onufrit. Kostandini me nënën, Helenën
Kostandi i madh eshte nje nga perandoret me ndricuas te Romes. Ngaqe nuk ishte as romak apo grek,nuk duan ta cilesojne si me te madhin,por ne fakt ai ishte me i madhi nder perandoret e Romes,shetin e te ciles e riorganizoi dhe ndertoi fitoren perfundimtare te krishterimit ne fundin e shekullit te katert.
Fillimisht i kishte ndeshkuar rrepte, eger me brutalitetin tipik te nje iliri, pa asnje lloj meshire, por me vone dalangadale kishte nisur t;’i donte dhe t’i mbronte me pasionin tipik te nje iliri fisnik. Kesisjoj ishte figura qendroëe qe themeloi Europen e krishtere te Mesjetës. E pra ishte me gjak shqiptar. Ishte me i madhi i races shqiptare ne te gjitha koherat. Në diktaturë asgjë nuk u tha për këtë gjigand të njerëzimit. U ngriten buste edhe per injorante,por asnje shtatore nuk u ndertua per kete kalores te Ilirise, qe luftoi nen dhe per flamurin e Romes, por sipas shume shkencetareve në atë kohë perandoria romake nisi të quhej si perandoria Iliro-Romake. infoelbasani.al

Monumenti i Kostandinit të Madh në Kështjellën e Beratit

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Rexhep Qosja: Bashkimi i Kombit të ndarë, misioni i dy qeverive

Para më tepër se një viti ishte bërë publike nisma për krijimin e një Akademie …

Leave a Reply

Loading...