Kryefaqja / OPINION / Bashkimi kombëtar!

Bashkimi kombëtar!

Nëse dikush mendon që bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, përbën bashkimin kombëtar të shqiptarëve, atëherë ka probleme thelbësore në kuptimin e asaj çka quhet shqipëtare.
Le të supozojmë që po ndodhë bashkimi i këtyre dy shteteve shqiptare. Çka pastaj?

Do kemi një parti tjetër të re nacionaliste që do i quaj TRADHTARË të gjithë politikanët që do firmosnin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, e duke lënë jashtë tokat tjera shqiptare, Iliridën, Plavën e Gucinë, Luginën…

Le të supozojmë që u bëmë një fuqi regjionale dhe arritëm të fusin edhe këto troje nën një shtet shqiptar.

Do vijë një tjetër parti nacionaliste dhe do i quaj të gjithë politikanët TRADHTARË që lanë jashtë shtetit shqiptar Çamërinë.

Le të supozojmë që e morëm edhe Çamërinë. Çka pastaj?

Një tjetër parti do kërkojë tokat ILIRE det me det dhe listës së TRADHTARËVE do i shtohen të gjithë ata që kundërshtojnë platformën ILIRE.
Çka do të ndodhte pastaj?
Italianët do ngritën në këmbë dhe do nisin misionet e tyre ushtarake për zgjerimin e Perandorisë Romake. Luftërat Iliro-Romake do fillonin në vitin 2039 të erës sonë. Mbreti Visar i -II-të do të zihej rob nga Augustus Solar Wifi dhe do të dërgohej në ekzil në Provincën e Lecces, pa qasje në internet i bllokuar me ‘firewall’.

Dyndjet sllave do fillonin rreth vitit 2680, atëherë kur emrat e shqiptarëve do pësonin deformime si psh. Isa në Isoto, Hashim në Hashimus, Fatmir në Fatmiroto, Ramush në Ramses, Visar në Vizarius etj…
Tash seriozisht:

Politikanët për të rritur numrin e votave, po luajnë me kartën e bashkimit kombëtar. Po luajnë me ndjenjat e një populli të përvuajtur, për t’i mashtruar ata për ditën e zgjedhjeve. Shqiptarët maksimumin që do mund të bënin, është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, por që absolutisht nuk e përbën bashkimin kombëtar.

Edhe për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, prapë nuk mundën me vëndos shqiptarët, por faktori ndërkombëtar, kryesisht SHBA. Për me ndodhë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, sëpari Kosova duhet të bëhej pjesë e NATO-s ose Shqipëria të dilte nga NATO.

Për me dalë Shqipëria nga NATO do të duhej referendum në Shqipëri, e që shqiptarët e Shqipërisë më përpara do votonin me ndejtë në NATO sesa me u bashkua me Kosovën.

Dalin aq shumë pengesa në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, saqë politikanët veçsa do hapnin tema për diskutime të gjata, e që nuk do zgjidhnin asnjë problem konkret për qytetarët, si punësimi, reformat në drejtësi, reformat në arsim, mbrojtja e ambientit, mbledhja me rregull e mbeturinave, pastrimi i kanalizimeve të qytetit, mirëmbajtja e rrugëve, investimet në shkencë, investimet në kulturë…
Zgjidhja e këtyre problemeve të cekura në fund, janë bashkimi kombëtar i shqiptarëve. Andaj politikanët nuk duan të ofrojnë platformë për zgjidhjen e këtyre problemeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.
Rrnofshi sa malet PELLASGËT e mi!
Driton Smakaj

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Rexhep Qosja: Bashkimi i Kombit të ndarë, misioni i dy qeverive

Para më tepër se një viti ishte bërë publike nisma për krijimin e një Akademie …

Leave a Reply

Loading...