Kryefaqja / OPINION / Protesta apo Pranvera Shqiptare!

Protesta apo Pranvera Shqiptare!

Fati i popullit shqiptar në Shqipërinë veriore mbas luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u përball më vështirësi të ekzistencës në fazen emergjente për strehim, ngase forcat kriminale pushtuese të Serbisë kishin djegur, masakruar e vrarë afro 15 000 shqiptarë të pafajshëm duke e zbatuar Projektin e tokës së djegur, duke djegur shtëpitë, duke shpërngulur me dhunë në vendet fqinje afro një milion shqiptar.

Sa më dhimbje të madhe u përball populli ynë i shumë vuajtur me rivarrime me kërkimin e eshtrave të familjarëve te zhdukur.

Instalimi i administratës së OKB-së të quajtur UNMIK jo që nuk i doli në ndihmë popullit tonë po e degjeneroi në një masë të madhe ne formimin e institucioneve vendore me pafuqinë, me punësimin e shërbetorëve të Serbisë në administraten e UNMIKUT dhe nëpër institucione vendore ku lindi korrupcioni,nepotizmi dhe nenshtrimi, ku luftohet çdo gjë shqiptare pakënaqësia arriti kulmin në vitin 2006 ku u organizuan protestat e para paqësore edhe pse me viktima nga ana shqiptare.Një vend i dalur nga lufta, me një ekonomi te shkatrruar te plaqkitur nga armiku u perball, edhe me një pushtues te ri, atë te mbajtjes pengë te ekonomisë dhe te shtetbërjes.Populli ynë liridashes po udhëhiqet nga një klasë politike që nuk kishte vizion dhe forcë per atë çka kishte sakrifikuar populli i rreshtuar në ushtrinë tonë çlirimtare.

Protestat e vitit 2006 shpejtuan shtetëberjen dhe i hapen rrugë shpalljes së pavarësisë së cunguar duke mos respektuar vullnetin e popullit per vetëvëndosje , linden standartet para statusit në këtë pjesë të Shqipërisë ku kriminelet shfajësohën dhe denohen çlirimtaret .Lindi një entuziazem i brishtë dhe një shpresë se gjerat do te marrin rrugën e duhur per mirëqënje e prosperitet.Faturen duhet paguar per këtë Pavarësi të cunguar dhe jodemokratike linden negociatat më Serbinë e përsëri mbetëm ne mjegull nga politikbërja foshnjore largë zgjedhjes perfundimtare të çeshtjes kombtare edhe pse e avancuar në aspektin çlirimtar.

Në skenë dolen disa sherbetor qe kombin shqiptar e etiketuan dhe e ofenduan duke i dhenë identitet të rrejshëm kombëtar duke u munduar ta ndajnë në dy pjesë si objektiv i armiqeve tanë.Pavarësisë së cunguar i shtohen edhe gjashtë pikat e Banit ku pavarësia e kushtezuar rikethehet në pavarësi të nenshtruar ku pakica kombtare serbe fuqizohet me decentralizimin dhe mbajtjen pengë të Shqipërisë veriore.Lindi Kompromisi i dhembësur dhe fuqizimi edhe në aspektin e thellimit te ndarjes me asocasionin e komunave serbe.Serbet po fuqizohen ne vendimarrje nga mbeshtetja e madhe e Serbisë dhe faktorit nderkombtar ne avansimin e te drejtave te tyre.Beogradi gjithnjë po e fuqizon ndikimin e tij ne Shqipërinë veriore duke e shtrire ndikimin edhe ne aspektin e se drejtes se plotfuqishme ne institucione me krijimin e Listes serbe e cila tregon fuqinë vepruese duke e cilesuar Shtetin e Shqipërisë veriore Kosovë e Metohi e duke ofenduar popullin shqiptar me epitetet egërsirë e barbarë thuajse ne i bëmë krimet e jo serbija pushtuese .Na doli ne skenë Qeveria lojale e Kosovës ndaj Serbisë me protagonistin e ish Qeverisë te instaluar nga Millosheviqi dhe Rrahman Morina ku rinia shqiptare vritej e ky kryeminister krihej ne pallatet loksoze te krimit serbë qe derdhte gjak shqiptari.

Ofendimit te ministrit Aleksander Jabllanoviq populli ju pergjegj me protesta paqsore dhe me kerkesa per shkarkimin e tij nga Qeveria kukull lojale ndaj serbisë.Populli shqiptar perseri ne mbrojtje te dinjitetit dhe ne mbrojtje te vlerave me protesta paqësore duke treguar dinjitetin dhe vetëdijësimin se diqka duhet te ndryshoi dhe se fatin e krijojme vet ngase liria e shumë pritur ishte vetem mashtrim.

A po ndodh një vetedijësim ne masat e gjera popullore per ndryshim ?

Cilat janë objektivat dhe problemet e zgjedhjes se çeshtjeve te pazgjedhura te Shqipërisë veriore ?

Pranvera gjithmonë ka sjell ndryshimin dhe ka rritë entuziazmin se diçka e re do te ecë drejt bashkimit te Kombit Shqiptar .

Shkruan : Frasher Racaj

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Rexhep Qosja: Bashkimi i Kombit të ndarë, misioni i dy qeverive

Para më tepër se një viti ishte bërë publike nisma për krijimin e një Akademie …

Leave a Reply

Loading...