Kryefaqja / OPINION / Mali i Zi pushtues përmes formulës “përçaj dhe sundo”, synon asimilimin e shqiptarëve autokton

Mali i Zi pushtues përmes formulës “përçaj dhe sundo”, synon asimilimin e shqiptarëve autokton

Nga Tahir Veliu & Frashër Racaj
Shteti pushtues malazez u lejon shqiptarëve dhjetëra parti për ti përçar, ndërsa u’a mohon të gjitha të drejtat tjera. Mos angazhimi dhe lënja anash nga të dy qeveritë shqiptare, të shqiptarëve nën Mal të Zi, i ka dhënë mundësi politikës shtetërore malazeze që përmes formulës së famshme “përçaj dhe sundo”, t’i ndajë shqiptarët në Mal të Zi në dhjetra parti politike. Kjo ka krijuar një gjendje tepër të rëndë për pozitën e shqiptarëve nën pushtimin e Malit të Zi, i cili nuk pushon së vepruari për ndryshimin e strukturës etnike të territorëve shqiptare që padrejtësisht mbetën nën këtë shtet fashist.
Regjimi pushtues malazez mes metodave të tjera, përdorë edhe atë të krijimit të partive të shumta politike tek shqiptarët. Kësisoj përmes partive politike Mal i Zi po arrin të ndaj e përçaj edhe ata pak shqiptarë që kanë mbetur në këto troje.
Shteti pushtues i trojeve shqiptare Mali i zi më krijimin e partive politike ka arritur ta neutralizoi përpjekjen për ngritjen dhe avancimin e të drejtave dhe të lirive të shqiptarëve në trojet e tyre si popull autokton.
Neutralizimi i reagimit të shqiptarëve ndodhë edhe nga akuzat që i’a bëjnë njëri tjetrit për pamundësinë e veprimit për të reaguar dhe për ta ndryshuar situaten tepër të rëndë si politike, ekonomike, arsimore dhe të ekzistenciale.
Partitë politike dhe veprimtar te ndryshëm që mundohen ti mbrojnë të drejtat e shqiptarëve kercënohën më burgë, maltretohen nga policia fashiste dhe nga sigurimi i shtetit, thënë më një fjalë shqiptaret janë rober në trojet e tyre dhe kanë mbetë në meshiren e fatit të zi që ja projekton pushtuesi malazez e Tirana e Prishtina heshtin para këtij agresioni dhelpërak si traditë sllave.
Shqiptarët duhet të faktorizohën më rezistencë aktive ndaj këtij regjimi të egër dhe barbar për të drejta kombëtare duke krijuar një platform të përbashkët të veprimit për të dalë nga kjo gjendje e padurueshme e roberisë dhe për të vazhduar rrugën e vetme dhe legjitime për ribashkim me Shqipërinë.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Rexhep Qosja: Bashkimi i Kombit të ndarë, misioni i dy qeverive

Para më tepër se një viti ishte bërë publike nisma për krijimin e një Akademie …

Leave a Reply

Loading...