Kryefaqja / OPINION / Paradokset e një politike!

Paradokset e një politike!

Nga Frashër Racaj
Të jetosh sot si një politikan duhet të jesh edhe një programatist për situata të caktuara nepër të cilat po kalon shoqëria jonë në këtë pjesë të Shqipërisë veriore dhe të përballet më sfidat, që ti imopnon situata aspak e mirë politko-ekonomike. Të ushtrosh pushtetin shtetëror në tranzicion dhe të realizosh objektiva të momentit është paradoks që për momentin rrezikojmë të rikthehëmi në pikën zero ngase, ata qe janë politikbërës nuk kanë një program për daljen nga situata e tensionuar e krizes së shtetndërtimit.

Mbrojtja dhe ushtrimi i sovranitetit në tërë teritorin e Shqipërisë veriore për politkbërësit paraqet paradoks në vete ngase vendi po rikthehet gjithnjë e më shumë në varësi të pushtuesit të egër serbë.

-Po cili është programi realizues i shtetndertimit të partive politike mbarë shqiptare për realizimin e shtetit komb?

-A kanë partitë shqiptare të Shqipërisë veriore program të çartë politik për realizimin dhe ndertimin e shtetit?

-Cilat janë objektivat e shtetndertimit?

-Sfidat ekonomike në përballjen më tregun e lirë ballkaniko-evropian?

-Pozita asimiluese e shqiptareve ne pushtimin e fqinjëve dhe mbrojtja e tyre?

-Pasiguria e kombit shqiptar në raport më fqinjët?

-Gjumi i Akademisë për një Platform gjithëkombtare?
Se pari shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në hapësirën mbarshqiptare ju mungon ndertimi i një vizioni të përbashkët dhe keshtu partitë politike ndikojnë në mbajtjën ne mjegullë dhe të pashpresë të popullit shqiptar.

As njëra nga Partitë politike shqiptare nuk e ka një platform ku do të mbeshtetëshin për realizimin e zgjedhjes së çeshtjeve me karaktër kombtar dhe ç është me e rrezikëshme nuk zgjedhin mjete dhe metoda për të ardhur deri ne pushtet.Partit politike shqiptare jo vetëm qe nuk preokupohen me organizimin kombtarë te një politike gjithë përfshirëse per realizimin e shtetit kombë por ato kur e fitojnë pushtetin vetëm sa e komplikojnë stabilitetin e shtetit me marrëveshje të demëshme me fqinjët qe as një here nuk u shkëputen nga politika armiqësore ndaj kombit shqiptar.Këtu do të përmendim politiken hegjimoniste greke karshi jugur te Shqipërisë dhe marrëveshjen detare me greqinë si dhe ndikimin qe e bënë kisha ortodokëse greke e udhëhequr nga Jonutallosi i cili është në mision nga shteti grek për ndrrimin e identitetit te popullësisë se jugut duke i quajtur grekë dhe pretendimet teritoriale qe i ka greqia ndaj Shqipërisë duke e mbajtur ne fuqi akoma ligjin e luftës duke shmangë çeshtjen Çame të Çamerisë si çeshtje qe ju takon të gjithë shqiptarëve per angazhim dhe zgjedhje.

Si është e mundur qe shteti dhe shqiptarët të jenë aq indiferent ndaj synimeve te fqinjëve për teritor dhe përvetësim të kulturës dhe qytërimit shqiptar?.

Se dyti partitë politike ne Shqipërinë veriore nuk kanë një program dhe një platformë për ndertimin dhe funksionalizimin e shtetit ngase ju mungon shtrirja e pushtetit ne veri te Mitrovicës dhe ndikimi që ka serbija ne këtë pjesë është tepër i madh nga konsecionet qe i janë bërë shtetit serbë në demë te shqiptarëve.

Qeveria e Shqipërisë veriore jo qe nuk ka program qeveritar por as qe orientohet per zgjedhje te problemeve te shumta qe i ka kjo pjesë e trungut shqiptar.Sot ma shumë se kurdoher nevoitet një program per dalje nga kriza e cila sa vjen e thellohët dhe mjerisht kjo po na kushton shumë shtrenjët. Sipas mendimit tim Qeveria e Shqipërisë veriore duhet te drejtohet ne tri drejtime kryesore:

1-Angazhimi per njohje nga shtetet qe ende se kanë njohur akoma Shqipërinë veriore(Kosovën)ne menyr qe ta kemi subjektivitetin vendimarrës nderkombëtar qe në një te ardhme te afert ta vendos bashkimin me Shqipërinë si e drejt demokratike dhe kombtare e një populli me gjuhë,histori,kulturë dhe tradit te përbashkët.

2-Ushtrimi dhe shtrirja e pushtetit edhe ne veri te Mitrovicës dhe rikthimi i familjeve shqiptare nga kjo pjesë qe sotë jetojnë te shpërnadra ne jugë të Mitrovicës dhe nëper qytete tjera.

3-Pavarësia ekonomike nga serbija duke i riaftësuar ndermarrjet publike minierat dhe elektroenrgjetiken si promotore te zhvillimit te shtetit.

-Objektivat e shtet ndertimit në politiken gjithshqiptare po mbesin vetëm endërrime ne masat e gjera te popullit tonë i cili ka mbetur ne një udhëkryq dhe soditë se çfarë orintimi kanë ata qe janë përgjegjës per fatet e një kombi

te lashtë.Perse ju mungon vizioni dhe realizimi i shtetit komb?

Mbi te gjitha këto pyetje mbetet vetëm një përgjegje, interesat individuale,familjare dhe klanore te politikbëresëve

qe mbi interesa te kombit vendosin interesat e veta apo te grupit dhe mvarësia nga fqinjët tanë qe po thuajse luajnë rolin kyq per ardhjen ne pushtet te subjektëve politike shqiptare me ndikimin e vendimarrjës dhe lojalitetit ndaj shteteve fqinje qe ndryshe konsiderohen vetëm si shtete pushtuese nda trojeve tona.

-Zhvillimi ekonomik mbarshqiptar sot përballet me sfidën me te veshtirë te qendrueshmërisë ekonomike per ekzistencë

ngase mungon një treg unik gjithshqiptar ku përditë e me shumë po kalojmë ne varshmëri ekonomike te armiqeve tanë.

Mallrat serbe,greke dhe te vendeve tjera po e mbulojnë tregun gjithshqiptar ne masën me te madhe me mbi 70% te mallerave dhe produkteve te tyre me çrast vendi yne mbetet pengë i komercializimit dhe i ngecjes se zhvillimit ngase bugjeti i shtetit mbahët vetëm me doganimin e mallerave dhe mbledhjen e tatimit mbi vleren e shtuar pa politika te zhvillimit dhe nderitimit te ekonomisë se vendit pa shfrytëzimin e resurëseve ekonomike ose ndodh shfrytezimi i eger i resureve ekonomike qe kanë rënë ne dorë te bizismenëve te jashtëm qe bejnë një shfrytëzim të egër te eksplatimit dhe shkatërrimit.

-Pozita e shqiptareve ne pushtimin e shteteve fqinje është mjaftë e veshtirë ngase pushtuesit perdorin politika asimiluese dhe represive ndaj popullit autokton shqiptar ku nuk çmohet dhe nuk respektohet identiteti i tyre kombtar
ju mohohen te drejtat dhe liritë kombtare.Shteti shqiptar as një here nuk e ngriti zërin kunder këtyre padrejtësive ku si pasojë e kësaj politike kemi një migrim gjenecidial ne trojet shqiptare te pushtuara ku popullësia shqiptare ose asimilohët ose detyrohët ta marr rrugen e mergimit per mbijetes ngase është e rrezikuar edhe qenja e tyre fizike nga dhuna,burgosjët dhe papunësia e madhe ku shtetet pushtuese nuk bëjnë as një investim ne viset shqiptare por i mbajnë ato si plaqk tregu e popullin shqiptar e llogarisin si robër te luftës.Mungon reagimi kolektivë shqiptar i shtetit edhe pse këtë ja garanton kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.Shqiptarëve ju mungon një projekt platformë për realizimin e aspirates për bashkim dhe ne këtë drejtim partitë politike qe ushtrojne pushtetin ne Shqipëri tregojne politikë lojale ndaj shteteve fqinje pushtuese dhe nuk tregojnë gadishmeri per ti mbrojte te drejtat kombtare dhe lirit e shqiptareve ne teritore te pushtuara nga armiqet tanë.

-Paraqitja e pasigurisë e kombit shqiptar ne raport me fqinjët është mjaftë shqetësuese ngase pretendimet e fqinjeve per shtrirje ne trojet shqiptare mbetet synim kryesor i luftës së tyre te mbeshtetur ne projekte; Shqipëria jugore synohet nga Greqia,Shqipëria veriore nga serbia, Shqipëria lindore synohet nga Maqedonia e cila perpos qe i mban trojet e Ilirides mundohet te krijoje zona edhe rreth Korçes.Shqipërinë perëndimore e synon mali i zi i cili po mundohet ta krijojë minoritetin malazez ne Shkodër.Me këto projekte shtetet fqinje mundohen ta mberthejnë çeshtjen e pazgjidhur shqiptare ne ballkan.

-Akademia shqiptare ka mbet ne gjumin letargjik perballë kauzes kombtare,flenë ,heshtë dhe mosperfillese ndaj nje sfide .

Shqiptarët nuk kanë treg unik ju mungon zhvillimi ekonomik,nuk e ushtrojnë pushtetin shtetëror ne terë teritorin e tyre dhe nuk e kanë projektuar zgjedhjen e çeshtjës kombtare e zhvillojnë politikë paradoksale.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Rexhep Qosja: Bashkimi i Kombit të ndarë, misioni i dy qeverive

Para më tepër se një viti ishte bërë publike nisma për krijimin e një Akademie …

Leave a Reply

Loading...