Kryefaqja / OPINION / Lufto për Atdheun tënd

Lufto për Atdheun tënd

I afrohem greminës dhe futem brenda tunelit të pafund. Aty, të shtrirë për toke, shoh qenie shqiptare: duken të vdekur, por unë e di që janë duke fjetur. 
Të lexosh një artikull të mirëfilltë, për lexuesin e mirë do të thotë të njohësh personalitetin dhe mendësinë e një të panjohuri, të mundohesh ta kuptosh e mundësisht të arrish të bëhesh mik me të. 

Shqiptarët akoma mbeten të mërzitur në pavetëdije, prandaj kemi nevojë për intelektualë/atdhetarë të frytshëm që kanë aftësinë për ngacmueshmërinë e tyre, nxitës të përshtatshëm, që indiferencën dhe pasivitetin e njerëzve ta kthejnë në aktivitet pozitiv për Vendin dhe Kombin, Shqipërinë Natyrale. Kjo për arsye se shqiptarët ndjejnë atë që ndodh dhe shohin atë që bëjnë të tjerët, por kanë ndijimin se janë të vdekur, se asgjë nuk u përket atyre. 
Dogma është një term i përdorur për të përshkruar një besim apo doktrinë që në shumë lloje të sistemeve të besimit dhe organizatave është si autoritative apo si e vërteta absolute. 
Shumë perceptime jo-fetare janë shpesh të referuara si dogmë, për shembull në filozofi, shkencë, politikë dhe në shoqëri në përgjithësi. Në këto raste termi aludon në njerëz që me kokëfortësi u përmbahen perceptimeve të tyre në një drejtim dhe në mënyrë jo-reflektuese. 
Shembull: Kokëfortësia e Kryeministrit shqiptar që fantazon se është zëdhënës i BE-së. I shtynë hundët në zgjedhjet e SHBA-së duke ofenduar kandidatin e mundshëm për president. 
Edi Rama për CNN: “Donald Trump, kërcënim!” Gazetari: “Kujdes po flisni për zgjedhjet e një vendi tjetër”. 
Detyra e qeveritarëve dhe politikanëve shqiptarë brenda dhe jashtë murit të arbrit është të kujdesen dhe të luftojnë vetëm për Vendin e vet, vetëm për popullin e vet. Kjo do të thotë, të zvogëlojnë vuajtjet dhe varfërinë e Kombit të cilit i takojnë; të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar; të përpiqen të zvogëlojnë kontradiktat ndërmjet partive brenda vendit ashtu që të mos shkaktojnë luftë civile vëllavrasëse… 
Kur kontradiktat e brendshme zhvillohen e kthehen në debate përherë e më jorealiste, ose kur ndodhin ngjarje të reja që nuk hyjnë në shpjegimet ekzistuese, njerëzit mund të fillojnë të vënë në pyetje bazat. Dhe kur ndodhë një gjë e tillë, mënyra dogmatike e të menduarit mund të mbahet vetëm me forcë. Përdorimi i forcës ka doemos një ndikim të fortë mbi evoluimin e ideve. Mendimi nuk ecën më në kanalet e veta, por ndërthuret në mënyrë të ngatërruar me politikën e pushtetit. Mendimet e veçanta lidhen me interesa të veçanta, kurse fitorja e një interpretimi varet më shumë nga fuqia politike relative e autorëve të saj sesa nga vlefshmëria e argumenteve të renditura në mbështetje të tij. Mendja njerëzore bëhet fushëbetejë e forcave politike kurse, në të kundërtën, doktrinat bëhen armë në duart e grupeve ndërluftuese. 
Epërsia e një doktrine mund të zgjatet kësisoj me mjete që pak kanë të bëjnë me vlefshmërinë e argumenteve. Sa më e madhe të jetë forca shtrënguese e përdorur për të mbajtur dogmën në fuqi, aq më pak gjasa ka për të kënaqur nevojat e mendjes njerëzore. Kur më në fund thyhet hegjemonia e dogmës, njerëzit ka gjasa të ndjenjë se janë çliruar nga një shtypje e tmerrshme. Hapen perspektiva të reja, kurse bollëku i mundësive ngjallë shpresa, entuziazëm, dhe veprimtari të vrullshme mendore. 
Kultura e mirëfilltë kombëtare nuk përcillet për ndonjë qëllim, por si çdo aspiratë, ka kuptim në vet-ekzistencën e saj. Ashtu sikurse aspirata për forcën, shkathtësinë dhe bukurinë fizike s`ka një qëllim përfundimtar, si për shembull të na bëjë të pasur, të famshëm dhe të fuqishëm por e ka shpërblimin në vetvete, në ndjenjën për jetën dhe besimin në mundësitë tona, duke na bërë më të gëzueshëm e më të lumtur, çka na jep një ndjesi më të thellë sigurie dhe shëndeti, kështu edhe pikësynimi për kulturën Kombëtare, ose thënë ndryshe, për përsosjen e shpirtit nuk është një rrugë drejt synimeve të caktuara, por një zgjerim ngazëllues e fuqidhënës i vetëdijes sonë Kombëtare, një pasurim i mundësive tona të jetës e të lumturisë. Prandaj kultura e mirëfilltë në frymën kombëtare, ashtu si edukimi fizik i mirëfilltë është njëkohësisht shtytës dhe përmbushës, gjithnjë arrin fundin e megjithatë nuk rresht, është gjithnjë në rrugën drejtë pafundësisë, është dridhje në bashkëtingëllim me universin, është një bashkësi jete në përjetësi. Qëllimi i saj është promovimi i aftësive dhe veprave të veçanta, por ajo na ndihmon t`i japim një kuptim jetës sonë, të kuptojmë të kaluarën tonë dramatike, të bashkuar të luftojmë për vetveten dhe ta presim krahëhapur të ardhmen, Lirinë Kombëtare, në një Shqipëri Natyrale. Dhe, ne domosdoshmërish, të bashkuar, ta mbrojmë tokën e vlefshme për pasardhësit tanë ku ata do të rriten dhe jetojnë me lirinë. T`u japim pasardhësve tanë një zgjidhje të ardhshme të orientuar, ku motivet, qëndrimet dhe mesazhet absolutisht të jenë në përputhje me vlerat tona. 
Më rikthehen kujtimet: 
“…Para fillimit të betejës, i motivoj dhe trimëroj: “Miq dhe bashkëluftëtarë…një ditë me diell, edhe te delet shqiptare…befasisht, do të zbres dashi…ku ta dijë unë i shkreti… Jemi larg atdheut të gjyshërve tonë, por edhe këtu armiku është i njëjti…Lufto për vatan, mos iu friko vdekjes. Atje ku jetojmë ne, nuk është vdekja, dhe kur vdekja vinë, ne nuk ekzistojmë…” 
(nga Ditari im luftarak: “Dera e pestë e Ferrit”- 4 mars 1995) 
***Shqiptari ka nevojë për një sistem shoqëror brenda të cilit të zërë vendin e vet dhe të ketë, bashkë me të tjerët, marrëdhënie relativisht të përcaktuara dhe të mbrojtura nga vlera dhe pikëpamje përgjithësisht të pranuara. 
Aurel Dasareti 

USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

([email protected]

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Rexhep Qosja: Bashkimi i Kombit të ndarë, misioni i dy qeverive

Para më tepër se një viti ishte bërë publike nisma për krijimin e një Akademie …

Leave a Reply

Loading...