Kryefaqja / LAJME / SPORT / Kosova shënon fitore ndaj Bullgarisë në Sofje

Kosova shënon fitore ndaj Bullgarisë në Sofje

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore në ndeshjen e parë miqësore kundër Bullgarisë, me rezultat 2:1, transmeton Gazeta Metro.


Ndeshja u zhvillua në qendrën stërvitore të Federatës bullgare “Boyana” në Sofje, në një mot tejet të ftohtë. 

Vashat tona patën paraqitje shumë të mirë dhe arritën të kalojnë në epërsi qysh në minutën e 10-të, me golin e shënuar nga Besjana Reçica. Në minutën e 35-të bullgaret arritën të barazojnë shifrat me golin e realizuar nga Yoanna Georgieva.

Megjithatë, në vazhdim të ndeshjes vashat tona treguan këmbëngulësi për fitore dhe pas tri rasteve tejet të mira ku shtylla ua mohoi golin, në minutën e 85-të Qëndresa Bajra shënoi golin e fitores.

Miqësorja e dytë ndërmjet dy kombëtareve do të zhvillohet më 28 shkurt. Për kombëtaren tonë këto dy miqësore vijnë në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Evropianit 2021.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Shqiptari i vetëm që u duartrokit nga serbët: Lexoni 5 fakte për Fadil Vokrrin

Legjenda e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri mbetet futbollisti më i njohur dhe i adhuruar në …

Leave a Reply