Kryefaqja / LSHB / Kastriot Berishaj: Ja se si mund të pajiset Shqipëria me avionë luftarak dhe sistem mbrojtës amerikan!!!

Kastriot Berishaj: Ja se si mund të pajiset Shqipëria me avionë luftarak dhe sistem mbrojtës amerikan!!!

PROJEKT PROPOZIM nga Kastriot Berishaj, kryetar i LSHB-së për Modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Pajisjen e të gjithë Shqiptarëve me Pasaportë të Republikës së Shqipërisë

PARATHËNIE

Duke pasur parasysh se kombi shqiptar është i ndarë në gjashtë shtete, katër prej të cilave ende vazhdojnë të u’a mohojnë të drejtat elementare kombëtarëve shqiptarëve autokton, të cilët padrejtësisht mbetën jashtë kufijve aktual të Republikës së Shqipërisë 

dhe se egziston një numër mjaftë i konsiderueshëm i shqiptarëve në mërgatë, si pasoj e pushtimeve, luftërave dhe politikave anti-shqiptare të shteteve fqinje atëherë është më se 

e domosdoshme, që të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore për tu mundësuar të gjithë personave me kombësi shqiptare, pavarësisht vendbanimit të pajisen me pasaportë të Republikës së Shqipërisë, e drejtë kjo në përpurthje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut dhe që respekton normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare në fushën e shtetësisë të pranuara nga Republika e Shqipërisë.

Duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Programin Politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe Platformën për Shqipëri të Bashkuar për ruajtjen e terësisë 

territoriale të Republikës së Shqipërisë, sipas aktit juridik të 28 nëntorit 1912 dhe për të garantuar paqe të qëndrueshme në rajon, Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar paraqet Projekt Propozimin për Modernizimin e Forcave 

të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe pajisjen e të gjithë shqiptarëve me shtetësi të Republikës së Shqipërisë.

Projekti i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar për Modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe pajisjen e të gjithë shqiptarëve me shtetësi të Republikës 

së Shqipërisë është një projekt afatgjatë, që mbështetet në kapacitetet vetëfinancuese të kombit shqiptar në trojet shqiptare dhe në mërgatë. Projekti Propozimi paraqet formën e mundshme për ngritjen e kapacitetëve mbrojtëse të Forcave të Armatosura nën mbikqyrjen dhe udhëheqjen e plotë të institucioneve shtetërore.

OBJEKTIVAT DHE SYNIMET E PROJEKTIT

Qëllimi i këtij Projekt Propozimi është modernizimi dhe ngritja e kapaciteteve vepruese të Forcave të Armatosura për të garantuar sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Shqipërisë, përmes mundësisë së përfitimin të shtetësisë së Republikës së Shqipërisë, me procedurë të thjeshtë dhe të shpejt, për të gjithë personat me origjinë shqiptare.

REZULTATET E PRITURA

Rezultatet e pritura nga realizimi i këtij projekti mbarëkombëtar është 10fishimi i buxhetit mbrojtës së Republikës së Shqipërisë brenda një afati kohor prej 3 vitesh, si dhe pavarësia e plotë ushtarake e Republikës së Shqipërisë brenda një afati 10 vjeçar. 

ZBATUESHMËRIA DHE QËNDRUESHMËRIA E PROJEKTIT

Zbatueshmëria e këtij projekti në përputhje me dispozitat ligjore dhe qëndrueshmëria e tij është shumë premtuese duke pasur parasysh egzistencën e mbi 10 milion mërgimtarëve me origjinë shqiptare në mërgatë, të cilët paraqesin një potencial të jashtëzakonshëm, që në mungesë të një politike të mirëfilltë mbarëkombëtare ka ngelur si një potencial i pashfrytëzuar deri më sot. 

MBIKËQYRJA E PROJEKTIT 

Republika e Shqipërisë të formoj një Komision të Veçant Mbikëqyrës, i cili do raportoj mekanizmat shtetëror për realizimin e rezultateve të synuara të projektit, udhëzime për rritjen e efikasitetit të synimeve dhe të këshilloj për përmisimet e tij, që projekti të arrij realizimin e të gjitha objektivave të saj.

KASTRIOT BERISHAJ

Kryetar i Lëvizjes për Shqipēri të Bashkuar dhe autor i librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kastriot Berishaj: Flamuri dardan të zyrtarizohet si flamur shtetëror ndërsa emri i shtetit të bëhet Dardania

Bartësi i Iniciativës Qytetare “Kastriotët e Dardanisë”, z. Kastriot Berishaj, njëherit kryetar i Lëvizjes për …

Leave a Reply